☁️
Tiranë 20°C · Vranët 06 May 2026
S&P 500 7,259 ▲0.81%
DOW 49,298 ▲0.73%
NASDAQ 25,326 ▲1.03%
NAFTA 89.39 ▼12.59%
ARI 4,729 ▲3.52%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1705 EUR/GBP 0.8634 EUR/CHF 0.9160 EUR/ALL 95.8911 EUR/MKD 61.6965 EUR/RSD 117.4043 EUR/TRY 52.9473 EUR/JPY 184.54 EUR/CAD 1.5931 EUR/USD 1.1705 EUR/GBP 0.8634 EUR/CHF 0.9160 EUR/ALL 95.8911 EUR/MKD 61.6965 EUR/RSD 117.4043 EUR/TRY 52.9473 EUR/JPY 184.54 EUR/CAD 1.5931
₿ CRYPTO
BTC $82,680 ▲ +2.28% ETH $2,420 ▲ +1.91% XRP $1.4545 ▲ +3.68% SOL $89.8200 ▲ +5.97%
S&P 500 7,259 ▲0.81 % DOW 49,298 ▲0.73 % NASDAQ 25,326 ▲1.03 % NAFTA 89.39 ▼12.59 % ARI 4,729 ▲3.52 % S&P 500 7,259 ▲0.81 % DOW 49,298 ▲0.73 % NASDAQ 25,326 ▲1.03 % NAFTA 89.39 ▼12.59 % ARI 4,729 ▲3.52 %
EUR/USD 1.1705 EUR/GBP 0.8634 EUR/CHF 0.9160 EUR/ALL 95.8911 EUR/MKD 61.6965 EUR/RSD 117.4043 EUR/TRY 52.9473 EUR/JPY 184.54 EUR/CAD 1.5931 EUR/USD 1.1705 EUR/GBP 0.8634 EUR/CHF 0.9160 EUR/ALL 95.8911 EUR/MKD 61.6965 EUR/RSD 117.4043 EUR/TRY 52.9473 EUR/JPY 184.54 EUR/CAD 1.5931
06 May 2026
Breaking
Maqedonia

LSDM dhe VMRO nuk mund të pajtohen as për mënyrën e shqyrtimit të propozimeve

Edhe dita e njëmbëdhjetë pas takimit, Kovaçevski-Mickoski kaloi me grindje publike, dhe oferta se si të vazhdohet përgjatë rrugës evropiane. LSDM dhe VMRO- DPMNE nuk po bien dakord se si të shqyrtohen propozimet, që përfshijnë ndryshime kushtetuese me zbatim të mëvonshëm, zgjedhje të parakohshme, një qeveri të gjerë dhe heqjen e të ashtuquajturës qeveri teknike që doli nga Marrëveshja e Përzhinës. Propozimi për heqjen e qeverisë në njëqind ditët e fundit të mandatit, në parim, ka pëlqimin e të gjitha subjekteve politike, megjithëse ishte pikërisht periudha që BDI pritej ta përdorte për të përmbushur premtimin kryesor parazgjedhor për kryeministrin e parë shqiptar. LSDM përsëriti sot se ky qëndrim i është ofruar Mickoskit dhe për çështjen e qeverisë teknike, si dhe për propozimet e tjera, i bëri thirrje opozitës të zhvillojë bisedime në grupe pune.

“Ja edhe vendi i kryeministrit që iu ofrua Hristijan Mickoskit, por këto tani janë pyetje “si do të ishte, kur do të ishte “. Kjo është arsyeja pse LSDM bëri lëshime dhe prandaj propozoi një grup pune, dhe prandaj i bëri thirrje VMRO- DPMNE-së të propozojë një grup pune ku do të jenë në gjendje të flasin rreth këtij procesi të rëndësishëm”, deklaroi Bogdanka Kuzeska – LSDM.

Në vend që të marrë pjesë në grupet e punës, VMRO- DPMNE tani përsëri bën thirrje për duelin televiziv Mickoski- Kovaçevski. Sipas partisë, të gjitha pyetjet duhet të jenë të njohura për publikun.

“Ajo që është fakt është se uniteti i grupit të VMRO- DPMNE është i pathyeshëm, dhe nuk do të ketë ndryshime kushtetuese nën diktatet bullgare. Unë do t’i kërkoja Kovaçevskit të mos jetë frikacak, dhe të pranojë një duel me kryetarin Mickoski për të gjitha këto çështjet, nëse i kanë, të pastrohen në një skenë publike”, u shpreh Brane Petrushevski – VMRO-DPMNE.

Më parë në një intervistë televizive, kryeministri Dimitar Kovaçevski tha se qytetarët nuk kanë nevojë, siç thotë ai, për debate e duele të padobishme, por për unitet.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.