☁️
Tiranë 11°C · Vranët 03 Nëntor 2026
S&P 500 7,541 ▼0.51%
DOW 51,984 ▲0.41%
NASDAQ 25,164 ▼1.07%
NAFTA 96.67 ▲0.22%
ARI 3,938 ▼0.79%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650 EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650
₿ CRYPTO
BTC $76,942 ▼ -2.21% ETH $2,253 ▼ -2.48% XRP $1.2526 ▼ -0.74% SOL $92.2000 ▼ -3.6%
S&P 500 7,541 ▼0.51 % DOW 51,984 ▲0.41 % NASDAQ 25,164 ▼1.07 % NAFTA 96.67 ▲0.22 % ARI 3,938 ▼0.79 % S&P 500 7,541 ▼0.51 % DOW 51,984 ▲0.41 % NASDAQ 25,164 ▼1.07 % NAFTA 96.67 ▲0.22 % ARI 3,938 ▼0.79 %
EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650 EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650
03 Nën 2026
Breaking
Maqedonia e Veriut

LSDM: Qeveria dëmtoi pensionistët me rritjen linare të pensioneve, duhej të zbatohej metoda e harmonizimit

Opozitarja LSDM akuzoi se Qeveria e udhëhequr nga Hristijan Mickoski i ka dëmtuar pensionistët me vendimin për rritje lineare të pensioneve, në vend që të vazhdonte metodologjinë e harmonizimit të vendosur nga qeveria e mëparshme.

Nga partia thonë se me rritjet prej nga 1.000 denarë në shtator 2025 dhe mars 2026, pensionistët kanë marrë më pak mjete sesa do të merrnin nëse do të vazhdonte metodologjia e LSDM‑së.

Sipas llogaritjeve të tyre, me harmonizimin në shtator 2025, pensionistët me pensionin më të ulët do të merrnin rritje prej 1.280 denarë, ndërsa tek kategoritë më të larta rritja do të ishte nga 1.550 deri në 3.100 denarë, me një mesatare prej rreth 2.000 denarë.LSDM thekson se me rritjen në mars 2026, në vend të 1.000 denarëve linearë, pensionistët do të merrnin mes 1.500 dhe 1.800 denarë nëse do të vazhdonte metodologjia e tyre.

“Modeli linear i Qeverisë i dëmtoi të gjithë pensionistët”, thonë nga LSDM, duke shtuar se me këtë politikë, sipas tyre, të gjithë 347.296 pensionistë humbën një pjesë të mjeteve që do t’i merrnin me modelin e mëparshëm.

Nga opozita reagojnë edhe ndaj njoftimit se Qeveria do të kthehet në metodologjinë e harmonizimit të pensioneve, duke vlerësuar se me këtë Mickoski i ka gënjyer edhe pensionistët.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.