☁️
Tiranë 11°C · Vranët 17 May 2026
S&P 500 7,409 ▼1.24%
DOW 49,526 ▼1.07%
NASDAQ 26,225 ▼1.54%
NAFTA 101.02 ▲4.23%
ARI 4,562 ▼2.63%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1630 EUR/GBP 0.8716 EUR/CHF 0.9147 EUR/ALL 95.5427 EUR/MKD 61.6923 EUR/RSD 117.4080 EUR/TRY 52.9875 EUR/JPY 184.54 EUR/CAD 1.5984 EUR/USD 1.1630 EUR/GBP 0.8716 EUR/CHF 0.9147 EUR/ALL 95.5427 EUR/MKD 61.6923 EUR/RSD 117.4080 EUR/TRY 52.9875 EUR/JPY 184.54 EUR/CAD 1.5984
₿ CRYPTO
BTC $78,220 ▼ -1.13% ETH $2,182 ▼ -1.97% XRP $1.4141 ▼ -1.37% SOL $86.6200 ▼ -2.99%
S&P 500 7,409 ▼1.24 % DOW 49,526 ▼1.07 % NASDAQ 26,225 ▼1.54 % NAFTA 101.02 ▲4.23 % ARI 4,562 ▼2.63 % S&P 500 7,409 ▼1.24 % DOW 49,526 ▼1.07 % NASDAQ 26,225 ▼1.54 % NAFTA 101.02 ▲4.23 % ARI 4,562 ▼2.63 %
EUR/USD 1.1630 EUR/GBP 0.8716 EUR/CHF 0.9147 EUR/ALL 95.5427 EUR/MKD 61.6923 EUR/RSD 117.4080 EUR/TRY 52.9875 EUR/JPY 184.54 EUR/CAD 1.5984 EUR/USD 1.1630 EUR/GBP 0.8716 EUR/CHF 0.9147 EUR/ALL 95.5427 EUR/MKD 61.6923 EUR/RSD 117.4080 EUR/TRY 52.9875 EUR/JPY 184.54 EUR/CAD 1.5984
17 May 2026
Breaking
Politika

LSI mbyll fushatën në Vorë, Meta: Fitorja më e madhe në nivel kombëtar

lsiKryetari i Kuvendit Ilir Meta, ka mbyllur të premten në mbrëmje fushatën elektorale të Aleancës për Shqipërinë Europiane në Vorë, ku shprehu bindjen se LSI dhe ASHE do të arrijnë fitoren më të madhe në nivel kombëtar.

Në fjalën e tij, Meta u shpreh se “Vora do t’i thotë jo mashtrimit për t’i hapur dyert zhvillimit, punësimit dhe investimeve të shumta”. “Vora do t’i thotë jo Lulushit (Lulzim Basha, Kryetari i Partisë Demokratike), sepse ai gënjen për orën e dorës dhe jo më për Vorën. Ndaj, tha Meta, i themi bashkë Lulushit të portokallisë boll e përgojove Vorën, boll e morët për 12 vjet nëpër këmbë Vorën me regjimin e Fiqos dhe miellin e tij të skaduar”, theksoi Meta.

Sipas tij, Vora është dy ditë larg ngjarjes më të rëndësishme, çlirimit të Bashkisë nga bunkeri i partisë.  “Vora e ka marrë vendimin e saj, nuk ka kthim pas. Bashkia e Vorës do të kthehet në modelin e punësimit dhe investimeve në nivel kombëtar”, tha Meta.

“Kam takuar me mijëra banorë të Vorës, Prezës etj. Kam takuar me qindra e mijëra të rinj e të reja. Kemi takuar me mijëra gra, të cilat nuk ishin mbledhur kurrë. Kemi parë që këtu ka një energji të jashtëzakonshme”, nënvizoi Meta.

“Ne, vijoi ai, e kemi forcën tonë tek vullneti i lirë i qytetarëve të Vorës, Bërxullës dhe të gjithë bashkisë së re e të madhe të Vorës. Vora e ka ndarë mendjen e i ka thënë “jo” regjimit të miellit të skaduar dhe zarfave të korrupsionit dhe i ka thënë “po” punësimit dhe zhvillimit. Ju i keni thënë “po” Luan Sallakut, drejtimit të duhur për Vorën. Luan Sallaku, është kandidati i të gjithë partive të jashtëzakonshme të Shqipërisë Europiane, prandaj duke votuar për Sallakun keni votuar për shërbëtorin tuaj”, tha ai.

“Duke votuar Sallakun ju votoni për ta hapur bashkinë. Ne njohim si institucion bashkinë e re te Vorës. Na thonë që kemi sjellë banditë, por ku janë këta. Apo gratë e burrat që janë këtu, janë banditë? Mos të kujtojnë se për shkak të presioneve të Lulushit ne do themi merreni Vorën, vidheni Vorën. Jo, ne nuk do ta lëmë Vorën në mëshirë të fatit”, vijoi Meta.

Ai u bëri thirrje votuesve që të denoncojnë cilindo që kërkon të deformojë apo të blejë vullnetin e tyre. “Ndërsa ndonjërit që mund të ketë marrë ndonjë zarf atje, të zyra e Fiqos dhe mund t’i ketë prishur ato lekët u them se të tuat ishin dhe ato, prandaj voto Luan Sallakun për t’i dhënë Vorës atë që meriton. Qytetarët e Vorës nuk mund të jetojnë me një zarf apo thes miell njëherë në katër vite. I ftoj të gjitha mediat që të jenë prezente. Zgjedhjet në Vorë do të jenë fantastike. Në Vorë do të arrihet fitorja më e thellë në nivel kombëtar. Votat tona janë bio, jo si mielli i Fiqos”, përfundoi Meta

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.