☀️
Tiranë 36°C · Kthjellët 10 August 2026
S&P 500 7,758 ▲0.62%
DOW 54,037 ▲0.28%
NASDAQ 26,691 ▲1.3%
NAFTA 79.28 ▲1.41%
ARI 4,398 ▼0.04%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1554 EUR/GBP 0.8567 EUR/CHF 0.9342 EUR/ALL 93.1889 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3282 EUR/TRY 55.1252 EUR/JPY 182.42 EUR/CAD 1.6125 EUR/USD 1.1554 EUR/GBP 0.8567 EUR/CHF 0.9342 EUR/ALL 93.1889 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3282 EUR/TRY 55.1252 EUR/JPY 182.42 EUR/CAD 1.6125
₿ CRYPTO
BTC $65,019 ▲ +0.09% ETH $1,918 ▼ -0.14% XRP $1.0319 ▼ -0.45% SOL $76.8200 ▲ +0.58%
S&P 500 7,758 ▲0.62 % DOW 54,037 ▲0.28 % NASDAQ 26,691 ▲1.3 % NAFTA 79.28 ▲1.41 % ARI 4,398 ▼0.04 % S&P 500 7,758 ▲0.62 % DOW 54,037 ▲0.28 % NASDAQ 26,691 ▲1.3 % NAFTA 79.28 ▲1.41 % ARI 4,398 ▼0.04 %
EUR/USD 1.1554 EUR/GBP 0.8567 EUR/CHF 0.9342 EUR/ALL 93.1889 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3282 EUR/TRY 55.1252 EUR/JPY 182.42 EUR/CAD 1.6125 EUR/USD 1.1554 EUR/GBP 0.8567 EUR/CHF 0.9342 EUR/ALL 93.1889 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3282 EUR/TRY 55.1252 EUR/JPY 182.42 EUR/CAD 1.6125
10 Aug 2026
Breaking
Sporti

Lufta e topit/ UEFA, CONCACAF dhe AFC, kundër Infantino-s: Besim i tradhtuar nga mashtrimi!

Komunikatë e fortë nga tre konferedarat e futbollit pas tentativës së kreut të FIFA-s për privatizimin e Kupës së Botës.

“Forca e futbollit ka qenë gjithmonë uniteti. Kërkojmë që ky unitet të nderohet tani, për një lidership që të jetë në shërbim të futbollit, jo të kërkojë ta dominojë atë”.

Ky është qëndrimi që kanë mbajtur UEFA, CONCACAF dhe AFC, i shprehur në një letër të hapur të firmosur nga presidentët e konfederatave futbollistike europiane, aziatike dhe amerikano-qendrore, Aleksander Ceferin, Salman Bin Ibrahim Al Khalifa dhe Victor Montigliani. Reagimi vjen për shkak të sjelljes së fundit të FIFA-s dhe në veçanti të presidentit të saj, Gianni Infantino.

“Futbollit është pasioni më i madh i shpërndarë në botë. Nuk i përket asnjë individi dhe asnjë institucioni. U përket lojtarëve, tifozëve, klubeve, federatave dhe çdo institucioni që ka për detyrë të kujdeset për të ardhmen e tij. Me këtë frymë flasim në mënyrë kolektive sot – shkruhet në letrën e UEFA-s, CONCACAF dhe AFC. – Rritja e 10-vjeçarit të fundit ka qenë reale, por ky progres nuk ka qenë kurrë vepër e një individi të vetëm.

Është produkt i FIFA-s, konfederatave, federatave dhe mijëra personave që ia dedikojnë jetën këtij sporti”.

Zgjerimi i turneve, dhënia e Botërorit 2030 dhe 2034, shpërndarja e të ardhurave “janë arritje të përbashkëta, të realizuara bashkë – vazhdon letra. – Nuk bëhet fjalë për para. Konfederatat kanë kërkuar një shpërndarje të përgjegjshme të rezervave të FIFA-s për të fuqizuar më shumë investimet në zhvillimin e federatave anëtare. Këto vendime janë marrë bashkë dhe duhet të mbeten të vlefshme. Bëhet fjalë për diçka më thelbësore: integritetin e lojës dhe atyre që janë zgjedhur ta drejtojnë atë”.

Tre konfederatat shprehen edhe për planin e dështuar të Infantino-s për të privatizuar Botërorin: “Lidershipi në futboll nuk është një pronë. Nuk bëhet fjalë për të mbajtur apo pretenduar pushtetin. Është një shërbim karshi familjes së futbollit që ia ka besuar.

Kur besimi tradhtohet me mashtrime, kur një individ del sipër kolektivit që e ka zgjedhur, kjo detyrë është shkelur. Letra e fundit e FIFA-s për zëvendëspresidentët dhe 211 federatat anëtare, tregon se janë bërë gabime në proces. Flitet për dështim komunikimi”.

Pas valës së akzuave kundër presidentit të FIFA-s Infantino, qeveria e futbollit botëror reagoi zyrtarisht. Në reagimin e saj theksohej se Infantino është zgjedhur në mënyrë demokratike dhe se akuzat ndaj tij janë false. Por federatat dhe konfederatat vazhdojnë të ngrejnë zërin kundër Infantino-s.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.