☀️
Tiranë 13°C · Kthjellët 28 April 2026
S&P 500 7,139 ▼0.49%
DOW 49,142 ▼0.05%
NASDAQ 24,664 ▼0.9%
NAFTA 99.62 ▲3.37%
ARI 4,610 ▼1.79%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1728 EUR/GBP 0.8660 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.6411 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4367 EUR/TRY 52.8371 EUR/JPY 186.88 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1728 EUR/GBP 0.8660 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.6411 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4367 EUR/TRY 52.8371 EUR/JPY 186.88 EUR/CAD 1.5974
₿ CRYPTO
BTC $76,301 ▼ -0.8% ETH $2,288 ▼ -0.09% XRP $1.3800 ▼ -0.93% SOL $83.7200 ▼ -0.77%
S&P 500 7,139 ▼0.49 % DOW 49,142 ▼0.05 % NASDAQ 24,664 ▼0.9 % NAFTA 99.62 ▲3.37 % ARI 4,610 ▼1.79 % S&P 500 7,139 ▼0.49 % DOW 49,142 ▼0.05 % NASDAQ 24,664 ▼0.9 % NAFTA 99.62 ▲3.37 % ARI 4,610 ▼1.79 %
EUR/USD 1.1728 EUR/GBP 0.8660 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.6411 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4367 EUR/TRY 52.8371 EUR/JPY 186.88 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1728 EUR/GBP 0.8660 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.6411 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4367 EUR/TRY 52.8371 EUR/JPY 186.88 EUR/CAD 1.5974
28 Apr 2026
Breaking
Kosova

Lushaku për propozimin e Kurtit: Janë drama të momenteve të fundit

Shefja e grupit parlamentar të LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu ka thënë se kjo parti ka ofruar 15 nënshkrime për kandidatin e LDK-së, dhe shtoi se partia e saj nga fillimi ka kërkuar marrëveshje ose konsensus për zgjedhjen e presidentit, raporton Ekonomia Online.

Ajo, ka deklaruar se nuk mund t’ia japin votat dikujt që i kap të gjitha institucionet.

“E para, i kemi 15 nënshkrime për kandidatin që LDK-ja merr vendim. Kryetari Abdixhiku ka thënë që mund të jetë Vjosa Osmani dhe në këtë rast asnjë dyshim nuk e kemi, domethënë ne hiç nuk kemi dilema. Ajo që kemi dilemë është që ftesa ishte për me e bë një kandidate të dytë dhe me ia mundësua kandidates së Vetëvendosjes me u zgjedh presidente e Republikës së Kosovës.

Çka jemi t’u bë ne, me ia dhanë votat një kryeministri për me i kap krejt shtetin e Kosovës, krejt institucionet? Nuk ia ka dhanë populli, s’mundemi me ia dhanë ne. Nuk ia ka dhanë me e pasë presidenten e Republikës së Kosovës, prandaj nuk mundet me pasë.

Edhe kjo duhet me qenë e qartë, kjo duhet me qenë e qartë për Vetëvendosjen: s’mundet me i pasë institucionet dhe s’mundet me pasë krejt shtetin e Kosovës”, u shpreh Lushaku-Sadriu.

“15 nënshkrimet tona shkojnë për kandidatin ose kandidaten që LDK-ja mund ta kandidojë, po jo si kandidate e dytë qysh po thoni ju. Shikoni, katër muaj ka pasur kohë, kemi dhanë gjithçka. Kjo këtu janë drama të momenteve të fundit për me krijua përshtypje, për me krijua përshtypje që ka ende hapësirë. Nuk e di nëse edhe ju besoni që shteti jonë edhe kjo çështje është aq pak e rëndësishme sa që të mos kishim investuar shumë më herët kohë për të gjetur zgjedhje më të mira. Zgjedhja e presidentit, zgjedhja e institucioneve të Republikës së Kosovës është çështje serioze e cila kërkon një marrëveshje politike që duhet kohë me negocua edhe me gjetë kandidatin”, tha ajo.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.