☀️
Tiranë 26°C · Kthjellët 10 June 2026
S&P 500 7,387 ▼0.26%
DOW 50,872 ▲0.17%
NASDAQ 25,679 ▼0.97%
NAFTA 87.79 ▼0.46%
ARI 4,223 ▼1.49%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104 EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104
₿ CRYPTO
BTC $61,637 ▼ -2.6% ETH $1,636 ▼ -2.99% XRP $1.1167 ▼ -4.65% SOL $64.4900 ▼ -3.83%
S&P 500 7,387 ▼0.26 % DOW 50,872 ▲0.17 % NASDAQ 25,679 ▼0.97 % NAFTA 87.79 ▼0.46 % ARI 4,223 ▼1.49 % S&P 500 7,387 ▼0.26 % DOW 50,872 ▲0.17 % NASDAQ 25,679 ▼0.97 % NAFTA 87.79 ▼0.46 % ARI 4,223 ▼1.49 %
EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104 EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104
10 Jun 2026
Breaking
Politika

Mandatet e opozitës, Spiropali: Mundësi për pastrimin e politikës

Mundësi për pastrimin e politikës, kështu e ka konsideruar ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin Elisa Spiropali, veprimin politik të opozitës për dorëzimin e mandateve parlamentare. Ndërsa e ka përkufizuar opozitën si një ‘plackë’ Spiropali ka sjëll në vëmendje një shprehje të Çerçiz Topullit: kush lufton për plaçkë, plaçkë është edhe vetë.

“Nuk është e mirë ikja dhe arratia e tyre nga mandati i deputetit, por fundi i botës nuk është. Është mundësia e pastrimit të politikës nga elita e degraduar e një partie që s’mundi të reformohej, vendosi të digjte veten në sytë e shqiptarëve. Ata i bëjnë dëm atyre që duan të shtohet numri i turistëve, i bëjnë dëm biznesit dhe shqiptarëve që e duan vendin si e gjithë Europa, por ama s’mund të marrin peng një vend të tërë, asnjë lëshim.

Njerëzit që kanë mbetur të papërfaqësuar nga PD do përfaqësohen nga ne në Kuvend dhe kjo qeveri është edhe qeveria e tyre. Nuk pajtohemi me këto dy forca politike që kanë vrarë dhe janë të gatshme të vrasin sërish dhe madje t’i vënë flakën që të ruajnë mall e gjënë. Tani që kanë dalë në ilegalitet dhe që mendojnë që janë luftëtarë të lirisë, do luftojnë me armiqtë e vendit që janë këtu në qeveri. Ata luftojnë për pushtet dhe gjënë që kanë vjedhur dhe në zgjedhjet e qershorit dhe në zgjedhjet e vitit 2021, shqiptarët do t’i degdisin në koshin e historisë dhe nga aty do të lindë një opozitë e vërtetë për shqiptarët”, – u shpreh Spiropali. Ajo theksoi se opozita i trembet Reformës në Drejtësi dhe se SPAK tashmë ka dalë nga kthetrat e tyre.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.