☀️
Tiranë 9°C · Kthjellët 27 Tetor 2026
S&P 500 7,677 ▲0.7%
DOW 52,362 ▲0.28%
NASDAQ 26,169 ▲0.82%
NAFTA 101.24 ▼0.51%
ARI 4,024 ▼0.35%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1209 EUR/GBP 0.8382 EUR/CHF 0.9243 EUR/ALL 90.7400 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5193 EUR/TRY 55.8163 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5707 EUR/USD 1.1209 EUR/GBP 0.8382 EUR/CHF 0.9243 EUR/ALL 90.7400 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5193 EUR/TRY 55.8163 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5707
₿ CRYPTO
BTC $80,241 ▲ +0.09% ETH $2,327 ▼ -0.09% XRP $1.3089 ▲ +0.95% SOL $100.8700 ▼ -0.69%
S&P 500 7,677 ▲0.7 % DOW 52,362 ▲0.28 % NASDAQ 26,169 ▲0.82 % NAFTA 101.24 ▼0.51 % ARI 4,024 ▼0.35 % S&P 500 7,677 ▲0.7 % DOW 52,362 ▲0.28 % NASDAQ 26,169 ▲0.82 % NAFTA 101.24 ▼0.51 % ARI 4,024 ▼0.35 %
EUR/USD 1.1209 EUR/GBP 0.8382 EUR/CHF 0.9243 EUR/ALL 90.7400 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5193 EUR/TRY 55.8163 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5707 EUR/USD 1.1209 EUR/GBP 0.8382 EUR/CHF 0.9243 EUR/ALL 90.7400 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5193 EUR/TRY 55.8163 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5707
27 Tet 2026
Breaking
Politika

“Mandati i prokurorit”, Braho: Duhet një zgjidhje ligjore pasi preket ecuria e hetimeve

Drejtuesi i SPAK, Klodian Braho, ngriti shqetësimin për statusin e prokurorëve të posaçëm pas përfundimit të mandatit të tyre 9-vjeçar.

Gjatë paraqitjes së raportit vjetor të SPAK për vitin 2025 në Komisionin e Ligjeve, Braho theksoi se mungesa e një zgjidhjeje ligjore, mund të ndikojë në vijimësinë e hetimeve dhe në funksionimin e institucionit.

“Mospërcaktimi i qartë ligjor mundet të cenojë vijimësinë e hetimeve dhe standardet profesionale, duke ndikuar në besimin e publikut dhe në përmbushjen e kërkesave të institucioneve kombëtare dhe ndërkombëtare. Kushtetuta ka parashikuar një mandat 9-vjeçar për prokurorët e posaçëm, pa të drejtë riemërimi. Ky model ka pasur qëllimin e vet në fazën e ngritjes së institucioneve të reja të drejtësisë. Megjithatë, pas këtyre viteve të funksionimit, është e nevojshme të vlerësohet nëse ky model garanton mjaftueshëm vijimësinë profesionale të Prokurorisë së Posaçme. Përfundimi i mandatit të prokurorëve të posaçëm krijon jo thjeshtë çështje të karrierës së tyre individuale, por krijon edhe çështje të ruajtjes së eksperiencës së specializuar që është krijuar brenda SPAK-ut. Kjo eksperiencë lidhet me hetime komplekse, bashkëpunim ndërkombëtar, hetim financiar dhe administrim të çështjeve me ndjeshmëri të lartë publike”, theksoi Braho.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.