🌫️
Tiranë 12°C · Mjegull 03 Nëntor 2026
S&P 500 7,541 ▼0.51%
DOW 51,984 ▲0.41%
NASDAQ 25,164 ▼1.07%
NAFTA 96.35 ▼0.11%
ARI 3,970 ▲0.01%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650 EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650
₿ CRYPTO
BTC $77,138 ▼ -1.28% ETH $2,259 ▼ -0.56% XRP $1.2519 ▲ +0.51% SOL $92.6100 ▼ -1.53%
S&P 500 7,541 ▼0.51 % DOW 51,984 ▲0.41 % NASDAQ 25,164 ▼1.07 % NAFTA 96.35 ▼0.11 % ARI 3,970 ▲0.01 % S&P 500 7,541 ▼0.51 % DOW 51,984 ▲0.41 % NASDAQ 25,164 ▼1.07 % NAFTA 96.35 ▼0.11 % ARI 3,970 ▲0.01 %
EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650 EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650
03 Nën 2026
Breaking
Bota

MANILA – ASEAN-i kërkon lundrim të lirë në ngushticat detare, lufta SHBA-Iran në qendër të shqetësimeve

MANILA, 23 korrik /ATSH-AFP/ – Ministrat e Jashtëm të vendeve të ASEAN-it pritet të bëjnë thirrje për garantimin e lirisë së lundrimit në ngushticat ndërkombëtare, në përfundim të takimeve të zhvilluara këtë javë në Manila, të dominuara nga pasojat e luftës mes Shteteve të Bashkuara  të Amerikës dhe Iranit.

Sipas një projektdokumenti, deklarata përfundimtare do të përsërisë thirrjet për vetëpërmbajtje në Lindjen e Mesme dhe do të theksojë nevojën për kalim të papenguar në Ngushticën e Hormuzit, një rrugë kyçe për transportin global të naftës.

Dokumenti përfshin gjithashtu, për herë të parë, formulimin për “lirinë e lundrimit dhe të fluturimit mbi ngushticat ndërkombëtare”.

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, paralajmëroi gjatë vizitës së tij në Manila se kontrolli iranian mbi Ngushticën e Hormuzit do të krijonte një precedent të rrezikshëm për rendin ndërkombëtar.

Ai theksoi se liria e lundrimit është një parim themelor që nuk duhet të cenohet.

Mbyllja e Ngushticës së Hormuzit pas sulmeve të përbashkëta amerikanoizraelite ndaj Iranit ka shkaktuar mungesa energjie dhe rritje të çmimeve të karburanteve në shumë vende të Azisë Juglindore.

Filipinet, të cilat varen nga importet e energjisë, kanë shpallur gjendje emergjente kombëtare për shkak të krizës.

Megjithëse drafti përmend forcimin e bashkëpunimit energjetik mes vendeve të ASEAN-it, nuk janë bërë publike hapa konkretë për projekte të paralajmëruara më herët, si krijimi i një rrjeti rajonal energjetik apo mekanizma për ndarjen e rezervave të karburanteve.

Takimet në Manila u zhvilluan gjithashtu nën hijen e tensioneve në Detin e Kinës Jugore, pas një incidenti të ri mes Kinës dhe Filipineve.

Megjithatë, ambasadori kinez në Manila, Jing Quan, deklaroi se përplasjet dypalëshe nuk do të ndikojnë në negociatat për Kodin e Sjelljes në Detin e Kinës Jugore, duke shprehur besimin se marrëveshja mund të finalizohet deri në fund të këtij viti.

Edhe ministri i Jashtëm i Malajzisë, Mohamad Hasan, u shpreh optimist se dokumenti do të përfundojë deri në samitin e liderëve të ASEAN-it në nëntor.

Sipas Kinës, kodi do të fokusohet në rregullat e sjelljes në këtë rrugë ujore strategjike dhe jo në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve territoriale mes Pekinit dhe vendeve të rajonit.

Analistët, megjithatë, vlerësojnë se një kompromis i pranueshëm për të gjitha palët ka të ngjarë të jetë më tepër politik sesa detyrues në zbatim./   /Ad.Ab./  a.jor.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.