🌫️
Tiranë 11°C · Mjegull 03 Nëntor 2026
S&P 500 7,541 ▼0.51%
DOW 51,984 ▲0.41%
NASDAQ 25,164 ▼1.07%
NAFTA 96.62 ▲0.17%
ARI 3,964 ▼0.15%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650 EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650
₿ CRYPTO
BTC $77,209 ▼ -1.64% ETH $2,260 ▼ -1.35% XRP $1.2501 ▼ -0.61% SOL $92.4100 ▼ -2.81%
S&P 500 7,541 ▼0.51 % DOW 51,984 ▲0.41 % NASDAQ 25,164 ▼1.07 % NAFTA 96.62 ▲0.17 % ARI 3,964 ▼0.15 % S&P 500 7,541 ▼0.51 % DOW 51,984 ▲0.41 % NASDAQ 25,164 ▼1.07 % NAFTA 96.62 ▲0.17 % ARI 3,964 ▼0.15 %
EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650 EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650
03 Nën 2026
Breaking
Maqedonia e Veriut

Maqedonia e Veriut dhe Serbia nënshkruan marrëveshje për interkonektor të gazit

U nënshkrua Marrëveshja për projektimin dhe ndërtim të interkonektorit të gazit Maqedoni-Serbi, mes drejtorit të SHA NOMAGAS Nedim Rama dhe kompanisë ndërtuese “Rapid Bild”, Toni Karanfillovski. Pjesa e interkonektorit që do të ndërtohet në vend parashihet të jetë 22.4 kilometra dhe afati i parashikuar për realizimin e plotë të projektit është fundi i vitit 2028.

Drejtori i NOMAGS Nedim Rama tha se e kanë përzgjedhur kompaninë vendase “Rapid Bild”, sepse ka pasur ofertën më të favorshme, dhe se ky projekt do te kushtoj 29.4 milion euro.

“Pjesa jonë e interkonektorit do të jetë me gjatësi prej 22.4 km dhe me diametër prej 500 milimetër. Pika fillestare do të jetë pranë bllok stacionit ‘Kleçevc’, ndërsa pika e fundit do të jetë në kufirin me Serbinë pranë fshatit Sopot. Në kuadër të projektit do të ndërtohen edhe 5 objekte shoqëruese, stacioni kryesor matës, stacioni reduktues, bllok stacioni dhe dy stacione pranuese dhe dërguese për pastrimin e tubacionit”, deklaroi Nedim Rama, drejtor i SHA NOMAGAS.

Ndërsa, kryeministri Hristijan Mickoski theksoi se me ndërtimin e interkonjektorëve me Greqinë dhe Serbinë, vendi fiton lidhje të plotë vertikale të energjisë.

“E para është se pas përfundimit të këtij projekti dhe përfundimit të interkonektorit, pra të tubacionit që do të na lidhë me fqinjin tonë jugor, me Greqinë, pres që ky projekt të përfundojë diku në gjysmën e parë të vitit të ardhshëm, megjithëse në gjysmën e dytë, në fund të vitit 2028, ky interkonektor me fqinjin tonë verior të përfundojë, do të marrim një lidhje plotësisht vertikale që është pjesë e Korridorit 10 dhe pozicioni gjeostrategjik i vendit bëhet në mënyrë dramatike më i rëndësishëm pasi të realizohen këto projekte”, deklaroi Hristijan Mickoski, kryeministër.

Ata njoftuan se kapaciteti teknik i parashikuar është deri më 160 000 kub gazë në orë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.