☁️
Tiranë 11°C · Vranët 31 Tetor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 102.95 ▲0.93%
ARI 3,885 ▼3.63%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585
₿ CRYPTO
BTC $77,438 ▲ +0.11% ETH $2,247 ▲ +1.7% XRP $1.2577 ▲ +3.15% SOL $97.0000 ▲ +1.91%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 102.95 ▲0.93 % ARI 3,885 ▼3.63 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 102.95 ▲0.93 % ARI 3,885 ▼3.63 %
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585
31 Tet 2026
Breaking
Politika

Marrëveshja e detit, MEPJ: I plotësuam kërkesat e Presidentit

Ministria për Europën dhe Punët e Jashtmë bën me dije se i është përgjigjur të gjitha kërkesave të Presidentit Meta lidhur me kërkesën për autorizim të negociatave me Greqinë.
Lajmin e bëri të ditur vetë Ministria e Jashtme përmes një njoftimi të shpërndarë për mediat.

6 ditë më parë, në një dalje publike, kreu i shtetit i kërkoi ministrit Ditmir Bushati që të qartësojë kërkesën e autorizimit për marrëveshjen e detit me Greqinë. Madje, zyra e shtypit e Presidencës publikoi edhe letrën zyrtare që Presidenti i ka dërguar ministrit Bushati, ku i kërkoi që të saktësojë objektin e qartë për autorizimin e plotfuqisë si dhe të plotësohen emrat, funksionet dhe profesionet e atyre që do të jenë pjesë e grupit negociator.

Përsa i përket metodologjisë, Presidenti kërkoi shpjegim se ku do të përdoret parimi i barazlargësisë strikte dhe ku ai barazlargësisë me korrektim.

Presidenti Meta theksoi se Gjykata Kushtetuese i njeh kreut të shtetit të drejtën që të udhëheqë negociatat, por shtoi se nuk e synonte një gjë të tillë, pasi nuk ndjehej ekspert. Presidenti e quajti gjithashtu të panevojshme që të dërgonte një njeri të besuar të tij në grupin negociator.

Një ditë më parë, vetë Kryeministri Rama lajmëroi gjatë konferencës për shtyp me presidentin e Komisionit Europian, se tashmë Presidenti Meta i ka mbi tavolinë informacionet që ka kërkuar për të dhënë miratimin për ndarjen e detit.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.