☁️
Tiranë 10°C · Vranët 24 Tetor 2026
S&P 500 7,624 ▼0.52%
DOW 52,215 ▼1.23%
NASDAQ 25,955 ▼0.21%
NAFTA 103.44 ▲3.99%
ARI 4,010 ▼1.24%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1201 EUR/GBP 0.8375 EUR/CHF 0.9237 EUR/ALL 90.7475 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5185 EUR/TRY 55.7035 EUR/JPY 175.69 EUR/CAD 1.5682 EUR/USD 1.1201 EUR/GBP 0.8375 EUR/CHF 0.9237 EUR/ALL 90.7475 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5185 EUR/TRY 55.7035 EUR/JPY 175.69 EUR/CAD 1.5682
₿ CRYPTO
BTC $80,950 ▼ -1.1% ETH $2,384 ▼ -1.05% XRP $1.2910 ▼ -2.23% SOL $102.7400 ▼ -1.49%
S&P 500 7,624 ▼0.52 % DOW 52,215 ▼1.23 % NASDAQ 25,955 ▼0.21 % NAFTA 103.44 ▲3.99 % ARI 4,010 ▼1.24 % S&P 500 7,624 ▼0.52 % DOW 52,215 ▼1.23 % NASDAQ 25,955 ▼0.21 % NAFTA 103.44 ▲3.99 % ARI 4,010 ▼1.24 %
EUR/USD 1.1201 EUR/GBP 0.8375 EUR/CHF 0.9237 EUR/ALL 90.7475 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5185 EUR/TRY 55.7035 EUR/JPY 175.69 EUR/CAD 1.5682 EUR/USD 1.1201 EUR/GBP 0.8375 EUR/CHF 0.9237 EUR/ALL 90.7475 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5185 EUR/TRY 55.7035 EUR/JPY 175.69 EUR/CAD 1.5682
24 Tet 2026
Breaking
Kronika

Mashtronte të huajt me programe studimi kundrejt pagesës, Prokuroria dërgon për gjykim 1 person

Prokuroria e Shkodrës ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar për gjykim shtetasin A.Th, pasi mashtronte të huajt duke përfituar pagesa për programe studimi jashtë shtetit pa i mundësuar ato.

Pas hetimeve të kryera, ka rezultuar se i pandehuri, në cilësinë e administratorit të një shoqërie tregtare që operonte në fushën e trajnimeve dhe ndërmjetësimit për studime jashtë vendit, ka mashtruar në mënyrë të përsëritur disa shtetas të huaj, duke përfituar shuma monetare në këmbim të premtimeve për shërbime që nuk janë realizuar sipas marrëveshjeve të lidhura. Po ashtu, Prokuroria sqaron se disa shtetas të huaj kanë kryer pagesa për procedura aplikimi dhe programe studimi, por pa marrë në këmbim shërbimet e premtuara nga A.Th., duke u shkaktuar atyre dëme pasurore.

Njoftimi i plotë:

Mashtronte të huajt duke përfituar pagesa për programe studimi jashtë shtetit, pa i mundësuar ato, Prokuroria Shkodër dërgon në gjyq për ‘Mashtrim’ shtetasin A.Th. Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër përfundoi hetimet dhe dërgon në gjyq, të pandehurin A.Th, për veprën penale “Mashtrimi, i kryer më shumë se një herë”, të parashikuar nga neni 143, paragrafi i dytë i Kodit Penal.

Nga hetimet e kryera në kuadër të procedimit penal nr. 1751, të vitit 2024, rezultoi se i pandehuri, në cilësinë e administratorit të një shoqërie tregtare që operonte në fushën e trajnimeve dhe ndërmjetësimit për studime jashtë vendit, dyshohet se ka mashtruar në mënyrë të përsëritur disa shtetas të huaj, duke përfituar shuma monetare në këmbim të premtimeve për shërbime që nuk janë realizuar sipas marrëveshjeve të lidhura.

Hetimet kanë dokumentuar se disa shtetas të huaj kanë kryer pagesa për procedura aplikimi dhe programe studimi, ndërsa shërbimet e premtuara nuk janë ofruar ose janë ofruar në mënyrë të pjesshme, duke u shkaktuar atyre dëm pasuror. Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër shpreh angazhimin e saj për mbrojtjen e interesave pasurore të qytetarëve dhe ndjekjen penale të çdo rasti mashtrimi.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.