☁️
Tiranë 12°C · Vranët 01 Nëntor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 104.12 ▲2.08%
ARI 3,899 ▼3.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585
₿ CRYPTO
BTC $77,534 ▲ +0.29% ETH $2,256 ▲ +0.48% XRP $1.2522 ▼ -0.33% SOL $95.4400 ▼ -0.98%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 %
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585
01 Nën 2026
Breaking
Politika

Mbyllen 3 kapituj të integrimit, agjenda diplomatike e Kryeministrit Rama në Bruksel dhe Paris

Kryeministri Edi Rama do të kryesojë delegacionin zyrtar shqiptar në konferencën ndërqeveritare me BE, më 14 korrik, ku do të zyrtarizohet mbyllja e 3 kapitujve të parë të negociatave. Brukseli konfirmoi zyrtarisht mbrëmjen e 14 korrikut, duke shënuar një moment shumë të rëndësishëm në diplomaci; nisjen e mbylljes së kapitujve që do të duhet të vijojë sipas parashikimeve deri në vitin 2027.

Konferenca parashikohet të nisë rreth orës 19:00 në Këshillin e Europës, ku kryeministri Edi Rama parashikohet të ketë një fjalë para përfaqësuesve të shteteve anëtare, bashkë me ministrin e Jashtëm të Irlandës dhe komisioneren Marta Kos, dhe më pas negociohet mbyllja e tri kapitujve: Kapitulli 26 “Arsimi dhe kultura”; Kapitulli 25 “Kërkimi shkencor”; Kapitulli 30 “Marrëdhëniet me Jashtë”. Në mbyllje parashikohet edhe një konferencë për shtyp rreth orës 20:00. Tre kapitujt e parë po mbyllen gjatë presidencës së Irlandës, vendi që kryeson BE-në deri më 31 dhjetor të këtij viti.

Kryeministri Edi Rama më herët ka deklaruar se agjenda europiane është e dakordësuar me BE-në dhe parashikimet janë që brenda dekadës, vendet anëtare të ratifikojnë në parlamentet e tyre aderimin e Shqipërisë në union.

Ndërsa më herët, më 13 korrik, kryeministri Rama do të jetë në Paris, me ftesë të Emmanuel Macron, në një darkë pune me vullnetarët e Ukrainës dhe mëngjesin e 14 korrikut në Paradën Ushtarake.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.