☁️
Tiranë 10°C · Vranët 30 Tetor 2026
S&P 500 7,720 ▼0.3%
DOW 52,343 ▼0.25%
NASDAQ 26,185 ▼1.38%
NAFTA 103.35 ▲1.32%
ARI 4,013 ▼0.46%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616 EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616
₿ CRYPTO
BTC $78,660 ▼ -2.08% ETH $2,247 ▼ -3.47% XRP $1.2599 ▼ -3.2% SOL $98.1600 ▼ -2.41%
S&P 500 7,720 ▼0.3 % DOW 52,343 ▼0.25 % NASDAQ 26,185 ▼1.38 % NAFTA 103.35 ▲1.32 % ARI 4,013 ▼0.46 % S&P 500 7,720 ▼0.3 % DOW 52,343 ▼0.25 % NASDAQ 26,185 ▼1.38 % NAFTA 103.35 ▲1.32 % ARI 4,013 ▼0.46 %
EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616 EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616
30 Tet 2026
Breaking
Politika

Meçe: Protestat e PD janë tentativa boshe, nuk rrezikojnë më qeverinë

Analisti Arben Meçe deklaroi se në Shqipëri ekzistojnë konjuktura politike dhe agjentura të huaja që synojnë të pengojnë stabilitetin dhe integrueshmërinë e vendit në Bashkimin Evropian.

Sipas tij, veprimet e Partisë Demokratike, përfshirë bllokimet në parlament dhe protestat në rrugë, janë tentativa boshe që kërkojnë vetëm të prodhojnë konflikt politik.

Meçe theksoi se këto akte nuk përbëjnë më shqetësim apo kërcënim për qeverinë, pasi janë kthyer tashmë në një normalitet të zbehtë. Ai nënvizoi se rruga e vetme e Shqipërisë duhet të mbetet përmbushja e të gjitha detyrave për anëtarësimin përfundimtar në BE.

“Në Shqipëri ekzistojnë konjuktura që janë kundër bashkimit me BE. Sa i përket ngacmimit që i bën faktorit ndërkombëtar, është neglizhente. Situata është sërish ajo që ka qenë. Nuk pres asnjë gjë në raport me BE. Rruga e Shqipërisë dhe të parlamentit shqiptar është që të plotësojë të gjitha detyrat për të konkluduar përfundimisht me BE. Janë tentativa boshe të PD.

Ajo që ne do të debatojmë është që nëse jemi në kuadrin e mirë të një bashkëpunimi, apo të portokalli prej 35 vitesh për të agravuar situatën politike dhe për të penguar procesin. Vullneti i PD është që të prodhojë konflikte. Është një situatë që tashmë duket normalitet edhe dalja në rrugët e Tiranës, edhe bllokimi në parlament, nuk përbëjnë më një ngjarje.

Unë e kam thënë prej kohësh që në Shqipëri është aktive një agjenturë që kërkojnë të pengojnë stabilitetin në Shqipëri. Janë nga shtete kundër, por edhe nga fqinjët tanë kufitarë. Këto protesta nuk por regjistrohen më si kërcënuese për qeverinë, sepse nuk janë më të tilla”, tha Meçe në një intervistë për “Tirana Live”.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.