☁️
Tiranë 11°C · Vranët 31 Tetor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 102.95 ▲0.93%
ARI 3,885 ▼3.63%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585
₿ CRYPTO
BTC $77,300 ▼ -0.64% ETH $2,243 ▲ +0.85% XRP $1.2532 ▲ +1.3% SOL $96.7000 ▲ +0.17%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 102.95 ▲0.93 % ARI 3,885 ▼3.63 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 102.95 ▲0.93 % ARI 3,885 ▼3.63 %
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585
31 Tet 2026
Breaking
Bota

Meloni i reagon Trump: Deklarata tërësisht të shpikura, unë dhe Italia nuk lypim kurrë (VIDEO)

Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni ka reaguar së fundmi përmes një video lidhur me deklaratat e presidentit amerikan, Donald Trump. Meloni ka reaguar pasi Trump të premten në emisionin “Aria che Tira” të stacionit televiziv italian La7 tha se kryeministrja italiane iu lut të bënte një foto me të në samitin e G7.

Meloni shprehu habinë e saj lidhur me këtë pretendim të Trump teksa theksoi se nuk janë të vërteta. Ajo shtoi se nuk e kupton se përse ai sillet kështu me aleatët e tij teksa shtoi se nuk është hera e parë. Udhëheqësja italiane ndër të tjera theksoi se ajo dhe vendi i saj nuk lypin kurrë.

“Duke qenë se disa gjëra meritojnë një përgjigje të menjëhershme, deklaratat e Donald Trump janë deklarata tërësisht të shpikura, jam sinqerisht e habitur. Nuk e di pse presidenti i Shteteve të Bashkuara sillet kështu me aleatët e tij, në fakt nuk është hera e parë që ndodh.

Mund të them vetëm se vjen keq që nuk ka të njëjtën vendosmëri me armiqtë e Perëndimit, me armiqtë e Shteteve të Bashkuara, me liderë me të cilët përkundrazi tregon se është shumë më tolerant. Por një gjë duhet ta mbajë mend: unë dhe Italia nuk lypim kurrë”, tha ajo.

Ministri i Jashtëm dhe zv.kryeministri i Italisë, Antonio Tajani gjithashtu ka reaguar pas deklaratave të Trump dhe njoftoi përmes një postimi në “Facebook” se ka anuluar udhëtimin e tij të planifikuar në datat 21 dhe 22 qershor në SHBA. Sipas Tajanit, fjalët e Trump drejtuar Melonit ofendojnë të gjithë Italinë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.