Tiranë 16°C · Pjesërisht vranët 17 May 2026
S&P 500 7,409 ▼1.24%
DOW 49,526 ▼1.07%
NASDAQ 26,225 ▼1.54%
NAFTA 101.02 ▲4.23%
ARI 4,562 ▼2.63%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1632 EUR/GBP 0.8721 EUR/CHF 0.9147 EUR/ALL 95.5425 EUR/MKD 61.6945 EUR/RSD 117.4070 EUR/TRY 53.0027 EUR/JPY 184.55 EUR/CAD 1.5985 EUR/USD 1.1632 EUR/GBP 0.8721 EUR/CHF 0.9147 EUR/ALL 95.5425 EUR/MKD 61.6945 EUR/RSD 117.4070 EUR/TRY 53.0027 EUR/JPY 184.55 EUR/CAD 1.5985
₿ CRYPTO
BTC $78,148 ▼ -0.03% ETH $2,185 ▲ +0.31% XRP $1.4110 ▼ -0.32% SOL $86.2700 ▼ -0.47%
S&P 500 7,409 ▼1.24 % DOW 49,526 ▼1.07 % NASDAQ 26,225 ▼1.54 % NAFTA 101.02 ▲4.23 % ARI 4,562 ▼2.63 % S&P 500 7,409 ▼1.24 % DOW 49,526 ▼1.07 % NASDAQ 26,225 ▼1.54 % NAFTA 101.02 ▲4.23 % ARI 4,562 ▼2.63 %
EUR/USD 1.1632 EUR/GBP 0.8721 EUR/CHF 0.9147 EUR/ALL 95.5425 EUR/MKD 61.6945 EUR/RSD 117.4070 EUR/TRY 53.0027 EUR/JPY 184.55 EUR/CAD 1.5985 EUR/USD 1.1632 EUR/GBP 0.8721 EUR/CHF 0.9147 EUR/ALL 95.5425 EUR/MKD 61.6945 EUR/RSD 117.4070 EUR/TRY 53.0027 EUR/JPY 184.55 EUR/CAD 1.5985
17 May 2026
Breaking
Kosova

Memorandumi për Kosovën, Videnoviq: Studentët serbë po ecin në gjurmët e nacionalizmit të SANU-së dhe Sheshelit

Profesori universitar në Beograd, Ivan Videnoviq, ka reaguar ashpër ndaj memorandumit të publikuar nga lëvizja studentore në Serbi për Kosovën, duke thënë se ai konfirmon vazhdimësinë e një kornize të mbyllur nacionaliste që, sipas tij, daton nga Memorandumi i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Serbisë (SANU), politikat e Dobrica Çosiçit dhe Slobodan Millosheviqit si dhe manipulimet politike të Vojislav Sheshelit

Në një deklaratë të gjatë në rrjetin social “X”, Videnoviq vlerëson se lëvizja studentore, e cila u formësua nga protestat e viteve 2024–2025, me këtë dokument ka treguar se nuk është shkëputur nga trashëgimia politike dhe ideologjike e nacionalizmit serb të dekadave të fundit.

Sipas tij, memorandumi i miratuar në Kragujevc nënkupton mospranimin e pasojave të luftërave të humbura dhe krimeve të luftës të regjimit të Slobodan Millosheviqit, të konfirmuara nga Tribunalin e Hagës, si dhe refuzimin e kornizës ligjore ndërkombëtare, përfshirë rezolutat e Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1998 dhe 1999 (1160, 1199, 1203 dhe 1239), të cilat ishin miratuar kundër Republikës Federale të Jugosllavisë.

Ai përmend gjithashtu Rezolutën 1244 të OKB-së dhe Marrëveshjen e Rambujesë, duke theksuar se këto dokumente, sipas tij, përfshijnë edhe të drejtën e qytetarëve të Kosovës për vetëvendosje brenda kornizës së atëhershme juridike të RFJ-së, si dhe zhvillimet që çuan në shpërbërjen e saj dhe krijimin e shteteve të reja në rajon, përfshirë Kosovën.

Videnoviq tregon se vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në vitin 2010 ka konstatuar se shpallja e pavarësisë së Kosovës nuk është në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare.

Profesori serb kritikon gjithashtu qëndrimin e studentëve ndaj procesit të normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, duke thënë se dokumenti i tyre refuzon Marrëveshjen e Brukselit dhe atë të Ohrit, të cilat janë pjesë e procesit të dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian dhe të kapitullit 35 të negociatave të anëtarësimit të Serbisë në BE.

Sipas tij, ky qëndrim nënkupton, në praktikë, refuzimin e procesit të integrimit evropian të Serbisë dhe e vendos vendin në një kurs politik që mund të çojë drejt izolimit ndërkombëtar dhe tensioneve të reja rajonale.

Në përfundim të reagimit të tij, Videnoviq argumenton se lëvizja studentore, pavarësisht origjinës së saj nga protesta qytetare kundër korrupsionit dhe qeverisjes aktuale, me këtë memorandum është pozicionuar në të njëjtën linjë ideologjike me aktorët politikë nacionalistë në Serbi, duke mos bërë dallim thelbësor nga strukturat politike të së kaluarës dhe të tashmes në vend./Telegeafi.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.