☀️
Tiranë 25°C · Kthjellët 17 Shtator 2026
S&P 500 7,552 ▼0.45%
DOW 51,462 ▼1.21%
NASDAQ 25,978 ▼0.01%
NAFTA 101.44 ▼0.97%
ARI 4,369 ▼0.42%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1504 EUR/GBP 0.8571 EUR/CHF 0.9462 EUR/ALL 91.7764 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3700 EUR/TRY 56.0326 EUR/JPY 179.05 EUR/CAD 1.6058 EUR/USD 1.1504 EUR/GBP 0.8571 EUR/CHF 0.9462 EUR/ALL 91.7764 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3700 EUR/TRY 56.0326 EUR/JPY 179.05 EUR/CAD 1.6058
₿ CRYPTO
BTC $76,497 ▲ +1.08% ETH $2,445 ▲ +2.18% XRP $1.3026 ▲ +1.57% SOL $100.1000 ▲ +3.52%
S&P 500 7,552 ▼0.45 % DOW 51,462 ▼1.21 % NASDAQ 25,978 ▼0.01 % NAFTA 101.44 ▼0.97 % ARI 4,369 ▼0.42 % S&P 500 7,552 ▼0.45 % DOW 51,462 ▼1.21 % NASDAQ 25,978 ▼0.01 % NAFTA 101.44 ▼0.97 % ARI 4,369 ▼0.42 %
EUR/USD 1.1504 EUR/GBP 0.8571 EUR/CHF 0.9462 EUR/ALL 91.7764 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3700 EUR/TRY 56.0326 EUR/JPY 179.05 EUR/CAD 1.6058 EUR/USD 1.1504 EUR/GBP 0.8571 EUR/CHF 0.9462 EUR/ALL 91.7764 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3700 EUR/TRY 56.0326 EUR/JPY 179.05 EUR/CAD 1.6058
17 Sht 2026
Breaking
Sporti

Menaxheri i Klopp përgënjeshtron Real-in dhe zbulon se dëshira e vetme e klientit të tij është “Nationalmannschaft”-i

Dueli elektoral në Madrid i ka dëmtuar së tepërmi Real-in. Florentino Perez dhe sfidanti i tij Enrique Riquelme në ditët e fundit kanë marrë faqet e para të medieve duke premtuar emra, me të cilët nuk kanë arritur asnjë akord.

Në fillim Enrique Riquelme tha se kishte akord me Haaland dhe Rodri në rast se do të zgjidhej ai president i Real-it. City reagoi duke e kërcënuar me padi.

Perez nuk humbi kohë dhe lajmëroi një blerje 150 milionë euroshe. Shumë e aluduar thuhet se ishte për Olise, por Bayern prej javësh ka lënë të kuptohet se nuk do të ndahet nga francezi për asnjë shifër.

Pas këtij pluhuri mediatik Riquelme futi në lojë një tjetër emër të madh. Sipas biznesmenit të ri në rast se ai do të zgjidhet president i klubit atëherë në stolin e Real-it do të ulet Jürgen Klopp.

Një lajm ky që është përgënjeshtruar menjëherë nga vetë menaxheri i ish-trajnerit të Liverpool, i cili konsideroi këto zëra si “acarues”. “Jürgen Klopp është i lumtur me rolin që ka te Red Bull dhe s’ka asnjë ambicie për të punuar si trajner i një klubi”, tha Marc Kosicke. Sipas ekspertëve të merkatos në Gjermani, 58-vjeçari do të ndryshonte mendim vetëm nëse ftesa do të vinte nga Federata Gjermane e Futbollit. Klopp do të jetë pasardhësi i Julian Nagelsmann në kombëtaren katër herë kampione të botës.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.