☁️
Tiranë 11°C · Vranët 31 Tetor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 102.95 ▲0.93%
ARI 3,885 ▼3.63%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585
₿ CRYPTO
BTC $77,438 ▲ +0.11% ETH $2,247 ▲ +1.7% XRP $1.2577 ▲ +3.15% SOL $97.0000 ▲ +1.91%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 102.95 ▲0.93 % ARI 3,885 ▼3.63 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 102.95 ▲0.93 % ARI 3,885 ▼3.63 %
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585
31 Tet 2026
Breaking
Politika

Meta i prerë për “plotfuqishmërinë”: Unë dua ta blindoj këtë proces nga ana Kushtetuese

Presidenti Ilir Meta ka folur hapur në lidhje me dhënien e plotfuqishmërisë, duke deklaruar se ai mban përgjegjësi ligjore ashtu sikundër edhe qeveria për paktin e shumëpritur mes Shqipërisë dhe Greqisë, dhe se qëllimi i tij është ta “blindojë” procesin nga ana Kushtetuese.

Deklarata u dha këtë mbrëmje në “Studio e Hapur”, teksa vetë Kreu i Shtetit deklaroi se i ka kthyer sërish kërkesën Ministrisë së Jashtme, duke shtuar se ka shumë elementë ligjorë të cilët janë lënë pa plotësuar nga ana e qeverisë, përsa i përket platformës negociuese që kërkon dhe ”bekimin” e Kreut të Shtetit.

Meta është “ngacmuar” nga gazetarja Vasili, e cila ka thënë se duket sikur Presidenti kërkon të zvarrisë çështjen. Në përgjigje Meta është shprehur se të gjitha veprimet ederitanishme të Presidencës janë bërë me qëllim që i gjithë procesi të blindohet ligjërisht.

Meta: Unë mbaj përgjegjësi ligjore për këto zgjedhje mos harroni!

Vasili: Duket sikur doni ta zvarrisni…

Meta: Unë dua që këtë proces ta blindoj nga pikëpamja kushtetuese. Veprimet e Presidencës e të Presidentit kanë qenë më të shpejtat më të mundshme. Ne kemi angazhuar jo vetëm stafin e Presidencës por edhe kualitetet më të mira të kësaj fushe.

Vasili: Ju mendoni se Ministria nuk di ta lexoj vendimin e Kushtetueses…

Nuk kam pse ta paragjykoj, ajo po i mbahet asaj hap pas hapi. Për mua është e rëndësishme të ecim sa më shpejt.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.