☀️
Tiranë 33°C · Kthjellët 27 August 2026
S&P 500 7,711 ▲0.47%
DOW 53,471 ▲0.01%
NASDAQ 26,430 ▲1.15%
NAFTA 82.92 ▲0.84%
ARI 4,636 ▼0.38%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1658 EUR/GBP 0.8570 EUR/CHF 0.9383 EUR/ALL 92.2489 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3134 EUR/TRY 56.1427 EUR/JPY 185.64 EUR/CAD 1.6170 EUR/USD 1.1658 EUR/GBP 0.8570 EUR/CHF 0.9383 EUR/ALL 92.2489 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3134 EUR/TRY 56.1427 EUR/JPY 185.64 EUR/CAD 1.6170
₿ CRYPTO
BTC $79,885 ▲ +2.17% ETH $2,507 ▲ +2.36% XRP $1.4581 ▲ +5.73% SOL $106.1400 ▲ +10.39%
S&P 500 7,711 ▲0.47 % DOW 53,471 ▲0.01 % NASDAQ 26,430 ▲1.15 % NAFTA 82.92 ▲0.84 % ARI 4,636 ▼0.38 % S&P 500 7,711 ▲0.47 % DOW 53,471 ▲0.01 % NASDAQ 26,430 ▲1.15 % NAFTA 82.92 ▲0.84 % ARI 4,636 ▼0.38 %
EUR/USD 1.1658 EUR/GBP 0.8570 EUR/CHF 0.9383 EUR/ALL 92.2489 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3134 EUR/TRY 56.1427 EUR/JPY 185.64 EUR/CAD 1.6170 EUR/USD 1.1658 EUR/GBP 0.8570 EUR/CHF 0.9383 EUR/ALL 92.2489 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3134 EUR/TRY 56.1427 EUR/JPY 185.64 EUR/CAD 1.6170
27 Aug 2026
Breaking
Maqedonia

Mickoski për protestat e bujqve: Kërkesat e tyre janë legjitime dhe si Qeveri do të bëjmë gjithçka për të ndihmuar

Kryeministri Hristijan Mickoski, sot, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve lidhur me qëndrimin e tij për njoftimin nga ana e bujqve nga rajoni i Strumicës për protesta, theksoi se kërkesat e tyre janë legjitime dhe se Qeveria, përmes mekanizmave që ka në dispozicion, do të bëjë gjithçka që është në mundësinë e saj për t’i ndihmuar.

“Unë absolutisht dua të them se si Qeveri i mbështesim bujqit dhe kërkesat e tyre dhe këtu nuk ka asnjë dilemë. Sepse ata janë njerëzit që na ushqejnë dhe në këtë vit, i cili është jashtëzakonisht sfidues, kur në rrethe joformale përdoret shprehja se këtë vit “duhet të mbijetohet”, vlerësoj se kërkesat e bujqve janë legjitime dhe ne si Qeveri, përmes mekanizmave që kemi në dispozicion, do të bëjmë gjithçka që mundemi për të ndihmuar, gjë që në fakt e kemi dëshmuar që kur u zgjodhëm si Qeveri”, theksoi Mickoski.

Ai gjithashtu iu referua edhe asaj që ka bërë deri tani kjo Qeveri në drejtim të sigurimit të kushteve më të mira për bujqit.

“Do t’ju rikujtoj, nuk ka rendiment të mirë pa kanale të pastruara për ujitje dhe pa akumulime të mbushura, siç ishte rasti tani. Ja, sot mora informacion se, në parim, niveli i ujit në akumulimet dhe lumenjtë është më i ulëti rreth Shën Mërisë së Madhe, ndërsa akumulimet tona janë diku rreth 60%. Pra, përfundon sezoni i ujitjes, diku rreth 60% janë të mbushura. Do t’ju rikujtoj, më 23 qershor, kur u zgjodh kjo Qeveri, përqindja në akumulimet ishte 7. Ato nuk ishin akumulime, ishin këneta. Ky është përafërsisht dallimi në atë që kemi bërë ne për të pasur rendiment më të madh dhe çfarë bëjmë ne për bujqit”, theksoi Mickoski.

Ai gjithashtu lëshoi kritika drejt përfaqësuesve të pushtetit të mëparshëm, për të cilët tha se i shkatërruan dhe i çuan bujqit në gjendje të mjerueshme.

“Së dyti, më kujtohen ato mbledhjet e para të Qeverisë, kur diskutohej për dy kompani shtetërore që ishin në një gjendje mjaft sfiduese, përkatësisht për disa muaj punonjësve nuk u ishin paguar pagat. Bëhet fjalë për ‘Pyjet Kombëtare’ dhe SHA ‘Ekonomia e Ujërave’. Kur them disa, për 3-4 muaj nuk u ishin paguar pagat. Gjithashtu më kujtohet se atëherë ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave raportoi se nuk ishin paguar subvencione që nga viti 2020. Në qershor të vitit 2024 nuk ishin paguar subvencione që nga viti 2020″, tha Mickoski.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.