☁️
Tiranë 7°C · Vranët 07 Nëntor 2026
S&P 500 7,377 ▲0.31%
DOW 51,286 ▼0.46%
NASDAQ 24,579 ▲1.09%
NAFTA 90.34 ▼0.2%
ARI 4,080 ▼0.83%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733 EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733
₿ CRYPTO
BTC $75,818 ▼ -0.13% ETH $2,242 ▲ +0.37% XRP $1.1545 ▼ -4.28% SOL $89.8500 ▼ -0.14%
S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.34 ▼0.2 % ARI 4,080 ▼0.83 % S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.34 ▼0.2 % ARI 4,080 ▼0.83 %
EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733 EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733
07 Nën 2026
Breaking
Mali i Zi

MILLATOVIQ PREZANTON NISMËN “SHTETI EKOLOGJIK 2.0” ME 20 PROPOZIME PËR MALIN E ZI

Foto: predsjednik.me

Presidenti i Malit të Zi, Jakov Millatoviq, ka prezantuar nismën “Shteti Ekologjik 2.0”, me 20 propozime konkrete për forcimin e mbrojtjes së natyrës dhe zhvillimin e qëndrueshëm të vendit, në përvjetorin e 35-të të shpalljes së Malit të Zi si shteti i parë ekologjik në botë.

Nisma, e hartuar në bashkëpunim me aktivistë ekologjikë dhe përfaqësues të komunitetit akademik, parashikon ndër të tjera hyrje falas në parqet kombëtare për shtetasit e Malit të Zi, shpalljen e Zhablakut kryeqytet ekologjik, krijimin e një baze kombëtare të të dhënave për biodiversitetin dhe një kadastri digjital publik për zonat e mbrojtura.

Në fokus janë edhe mbrojtja parandaluese e zonave të ardhshme Natura 2000, forcimi i sistemit të mbrojtjes së pyjeve nga zjarret dhe përcaktimi i zonave të përshtatshme për zhvillimin e energjisë diellore dhe të erës.

Propozimet përfshijnë gjithashtu masa për mbrojtjen e bregdetit dhe ujërave, përgjegjësi më të madhe për ndotësit, menaxhim më të qëndrueshëm të turizmit në Gjirin e Kotorrit, sistem depozitimi për ambalazhet, prokurime publike të gjelbra, zhvillimin e energjisë së gjelbër dhe mbrojtjen e burimeve ujore. Si shembuj konkretë të mbrojtjes lokale përmenden kodra Spas në Budvë dhe Valdanosi në Ulqin.

Sipas kabinetit të Millatoviqit, qëllimi i nismës është që Mali i Zi të përcaktojë qartë se çfarë duhet të mbrojë, ku dhe si mund të zhvillohet, sa mund të përballojë hapësira dhe kush mban përgjegjësi për dëmet ekologjike.

Nisma synon që mbrojtja e natyrës të shoqërohet me rezultate të matshme dhe të ndikojë drejtpërdrejt në cilësinë e jetës së qytetarëve.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.