☁️
Tiranë 27°C · Vranët 19 Shtator 2026
S&P 500 7,651 ▲0.17%
DOW 51,683 ▼0.18%
NASDAQ 26,523 ▲0.39%
NAFTA 96.08 ▼1.18%
ARI 4,425 ▲0.57%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1478 EUR/GBP 0.8585 EUR/CHF 0.9450 EUR/ALL 91.1717 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3945 EUR/TRY 55.9856 EUR/JPY 180.27 EUR/CAD 1.6055 EUR/USD 1.1478 EUR/GBP 0.8585 EUR/CHF 0.9450 EUR/ALL 91.1717 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3945 EUR/TRY 55.9856 EUR/JPY 180.27 EUR/CAD 1.6055
₿ CRYPTO
BTC $81,436 ▲ +4.2% ETH $2,648 ▲ +5.59% XRP $1.4170 ▲ +6.32% SOL $111.9600 ▲ +5.55%
S&P 500 7,651 ▲0.17 % DOW 51,683 ▼0.18 % NASDAQ 26,523 ▲0.39 % NAFTA 96.08 ▼1.18 % ARI 4,425 ▲0.57 % S&P 500 7,651 ▲0.17 % DOW 51,683 ▼0.18 % NASDAQ 26,523 ▲0.39 % NAFTA 96.08 ▼1.18 % ARI 4,425 ▲0.57 %
EUR/USD 1.1478 EUR/GBP 0.8585 EUR/CHF 0.9450 EUR/ALL 91.1717 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3945 EUR/TRY 55.9856 EUR/JPY 180.27 EUR/CAD 1.6055 EUR/USD 1.1478 EUR/GBP 0.8585 EUR/CHF 0.9450 EUR/ALL 91.1717 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3945 EUR/TRY 55.9856 EUR/JPY 180.27 EUR/CAD 1.6055
19 Sht 2026
Breaking
Kronika

Ministeriali i A5, Cooper: SHBA qëndrojnë pranë Shqipërisë në këto momente të vështira

Në përfundim të Ministerialit të Mbrojtjes së nismës SHBA – Karta e Adriatikut, zv.aistentja e Sekretarit të Mbrojtjes së SHBA–së, Laura Cooper, në një konferencë të përbashkët me ministren e Mbrojtjes Olta Xhaçka, theksoi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës qëndrojnë me miqtë e tyre në këtë tragjedi të tmerrshme, ashtu si shqiptarët dhe amerikanët kanë qëndruar pranë njëri-tjetrit në kohë të vështira.
Në vijim Cooper falënderoi të  gjitha vendet pjesëmarrëse që kanë dhënë edhe ndihmesën e tyre për Shqipërisë në këtë kohë. “Të gjithë qëndrojnë pranë Shqipërisë në këto moment të vështira, në këtë moment nevoje”, theksoi ajo.
Po ashtu, Cooper u shpreh se SHBA  jo vetëm që e vlerësojnë udhëheqjen e nismës nga Shqipëria por dhe Shqipërinë si anëtare të koalicioneve të tjera të cilat kanë për synim sfidën ndaj terrorizmit  në botë.
“Besoj se Karta e Adriatikut këtë vit ka arritur shumë gjëra. SHBA mbeten të angazhuara për prosperitetin dhe sigurinë e këtij rajoni. Një komponent tjetër i sigurisë mbetet dhe formimi i aleancave me aleatë që mendojnë njësoj. Pikërisht këto aleanca formësohen me anë të besimit dhe bashkëpunimit të ndërsjelltë. Këto na bëjnë të vazhdojmë punën mbi bazën e këtyre themeleve dhe të vazhdojmë në përpjekjet tona në të ardhmen”, tha ajo.
Duke folur për takimin e Ministerialit, Cooper tha se “Sot jemi fokusuar në diskutimet tona bazuar në atë përvojë  se ku këto pesë vende do të promovojnë sigurinë nëpërmjet bashkëpunimit rajonal, duke forcuar kapacitetet dhe me dhënien e kontributit të përbashkët në operacionet ndërkombëtare”.
“Kemi diskutuar gjithashtu për këto aleanca dhe punën e kësaj aleance në Europën Juglindore dhe shumë punë është bërë tashmë por dhe shumë punë na pret përpara. Do të vazhdojmë, të përpiqemi të adresojmë ato sfida emergjente të sigurisë dhe të mbështesim pikërisht aspirata ndaj këtyre aleancave dhe këtyre vendeve si Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Kosova, Mali i Zi e të tjerë, jo vetëm që kanë kapacitete për të sjellë këto forume, por më së shumti ato sjellin dhe kurajon për të treguar dhe ndarë me ne një të ardhme më të mirë”, tha ajo.
“Dhe njëherë  falënderojmë Shqipërinë që ka qenë vendi pritës për Kartën e Adriatikut në vitin 2019 dhe shpresoj për një bashkëpunim më të mirë për vitin e ardhshëm”, tha në fund të fjalës Cooper.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.