☀️
Tiranë 35°C · Kthjellët 12 August 2026
S&P 500 7,728 ▼0.32%
DOW 53,792 ▼0.34%
NASDAQ 26,445 ▼0.6%
NAFTA 83.72 ▲0.62%
ARI 4,465 ▲0.53%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1541 EUR/GBP 0.8545 EUR/CHF 0.9361 EUR/ALL 93.0224 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3302 EUR/TRY 55.1128 EUR/JPY 183.82 EUR/CAD 1.6073 EUR/USD 1.1541 EUR/GBP 0.8545 EUR/CHF 0.9361 EUR/ALL 93.0224 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3302 EUR/TRY 55.1128 EUR/JPY 183.82 EUR/CAD 1.6073
₿ CRYPTO
BTC $63,779 ▼ -0.53% ETH $1,891 ▲ +0.68% XRP $1.0180 ▲ +1.21% SOL $76.2800 ▲ +0.5%
S&P 500 7,728 ▼0.32 % DOW 53,792 ▼0.34 % NASDAQ 26,445 ▼0.6 % NAFTA 83.72 ▲0.62 % ARI 4,465 ▲0.53 % S&P 500 7,728 ▼0.32 % DOW 53,792 ▼0.34 % NASDAQ 26,445 ▼0.6 % NAFTA 83.72 ▲0.62 % ARI 4,465 ▲0.53 %
EUR/USD 1.1541 EUR/GBP 0.8545 EUR/CHF 0.9361 EUR/ALL 93.0224 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3302 EUR/TRY 55.1128 EUR/JPY 183.82 EUR/CAD 1.6073 EUR/USD 1.1541 EUR/GBP 0.8545 EUR/CHF 0.9361 EUR/ALL 93.0224 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3302 EUR/TRY 55.1128 EUR/JPY 183.82 EUR/CAD 1.6073
12 Aug 2026
Breaking
Kronika

Ministria e Mbrojtjes bën bilancin: 25 vatra zjarri në mbarë vendin, 9 aktive

Situata nga zjarret në vend vijon të mbetet problematike edhe sot në 12 gusht, me 25 vatra të raportuara gjatë 24 orëve të fundit, 9 prej të cilave janë ende aktive.

Ministria e Mbrojtjes bën me dije se në operacionet për shuarjen e flakëve janë angazhuar qindra efektivë dhe mjete tokësore e ajrore. Forcat e Armatosura kanë në terren 167 efektivë, tre helikopterë dhe dy avionë “Air Tractor”.

Operacione për shuarjen e zjarreve po zhvillohen edhe në Dajt, Priskë të Madhe, Drenie, Krujë, Nëmërçkë dhe malin Dhëmbel. Aktiviteti i flakëve vijon edhe në malin e Moravës në Devoll, në një zonë të mbrojtur me pyje pishe.

Operacionet tokësore dhe ajrore do të vijojnë deri në neutralizimin e plotë të vatrave aktive.

Postimi i Ministrisë së Mbrojtjes

Ministria e Mbrojtjes – informim mbi situatë e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit

Ministria e Mbrojtjes informon se gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 25 vatra zjarri, nga të cilat 9 mbeten aktive.

Në operacionet për shuarjen e tyre janë angazhuar 41 automjete zjarrfikëse dhe 395 forca operacionale. Nga Forcat e Armatosura, aktualisht po operojnë në terren 167 efektivë, 3 helikopterë dhe 2 avionë “Air Tractor” të Forcës Ajrore.

Në Dajt vijon puna me forcat e MZSH-së dhe ADZM-së, të mbështetura edhe nga helikopteri i Forcës Ajrore, ndërsa në Priskë e Madhe po operojnë 4 automjete zjarrfikëse me 15 efektivë. Në të dyja zonat nuk ka rrezik për banesat.

Në Drenie, bashkia Patos, pas riaktivizimit të vatrës, gjatë ditës së djeshme u angazhuan 7 automjete zjarrfikëse, 30 efektivë të MZSH-së, forca policore, pyjore dhe vullnetarë, të mbështetur nga 2 avionë “Air Tractor”. Sot operacioni vijon edhe me 30 efektivë të FA-së.

Në Krujë vijojnë operacionet në lagjen Abaze dhe në zonën Krastë–Halil. Në Abaze pritet mbështetja e 58 efektivëve të FA-së dhe 2 helikopterëve, ndërsa në Krastë–Halil kanë operuar 58 efektivë ushtarakë me 6 mjete, krahas forcave të ADZM-së dhe strukturave vendore. Aktualisht nuk raportohet rrezik për zonat e banuara.

Në Nëmerçkë vijon puna me forcat e MZSH-së, bashkisë dhe 25 efektivë të FA-së, ndërsa në malin Dhëmbel operojnë forcat zjarrfikëse të Përmetit dhe në mbështetje po angazhohen 30 efektivë ushtarakë. Në të dyja zonat nuk ka rrezik për banesat.

Në Gurë-Lurë, bashkia Dibër, po zhvillohet një nga operacionet më të rëndësishme, me angazhimin e forcave zjarrfikëse, bashkiake, pyjore, ADZM-së, vullnetarëve, 50 efektivëve të FA-së, 2 helikopterëve dhe 2 avionëve “Air Tractor”. Për shkak të afërsisë së zjarrit me disa banesa, forcat zjarrfikëse janë pozicionuar pranë tyre për mbrojtjen e komunitetit.

Aktive mbetet edhe vatra në malin e Moravës, bashkia Devoll, në një zonë të mbrojtur me pyll pishe. Në terren po punojnë forcat e MZSH-së Devoll dhe Korçë, së bashku me shërbimin pyjor, ndërsa nuk ka rrezik për zonat e banuara.

Operacionet vijojnë me kapacitete të shtuara tokësore dhe ajrore, me fokus mbrojtjen e zonave të banuara, kufizimin e përhapjes dhe neutralizimin e plotë të vatrave aktive.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.