☁️
Tiranë 11°C · Vranët 03 Nëntor 2026
S&P 500 7,541 ▼0.51%
DOW 51,984 ▲0.41%
NASDAQ 25,164 ▼1.07%
NAFTA 96.70 ▲0.25%
ARI 3,956 ▼0.35%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650 EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650
₿ CRYPTO
BTC $76,920 ▼ -2.02% ETH $2,257 ▼ -1.65% XRP $1.2511 ▼ -0.22% SOL $92.1300 ▼ -3.08%
S&P 500 7,541 ▼0.51 % DOW 51,984 ▲0.41 % NASDAQ 25,164 ▼1.07 % NAFTA 96.70 ▲0.25 % ARI 3,956 ▼0.35 % S&P 500 7,541 ▼0.51 % DOW 51,984 ▲0.41 % NASDAQ 25,164 ▼1.07 % NAFTA 96.70 ▲0.25 % ARI 3,956 ▼0.35 %
EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650 EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650
03 Nën 2026
Breaking
Maqedonia e Veriut

Mjeku i ORL-së Valdrin Asani tregon zgjidhjen e problemeve me hundën, fytin dhe veshin

Mjeku i ORL-së Valdrin Asani është i ftuari i radhës në emisionin PodGo në Telegrafi Maqedoni, me të cilin kemi diskutuar për problemet në hundë, fyt dhe vesh, me të cilat përballen qytetarët.

Ai tha se në repartin e ORL-së ka probleme sezonale dhe kronike. Në mesin e problemeve sezonale ai i përmendi alergjitë, bajamet, marramendjet, ndërsa gjatë bisedës diskutuam edhe për problemet kronike.

“Kemi probleme sezonale dhe kronike. Tani alergjitë janë në kulm, sinuset, bajamet, marramendjet – këto janë probleme sezonale. Sa i përket gërhatjes, jo gjithherë ajo është problem serioz. Nëse ka edhe ndalesë të frymëmarrjes gjatë fjetjes, atëherë duhet që ky problem të trajtohet. Ndodh që të ketë mungesë të oksigjenit në tru dhe mund të shkaktojë probleme me shtypjen. Në këtë rast duhet të ketë trajtim”.

“Ndërsa bajamet janë probleme nga jashtë. Më të shpeshta janë te fëmijët, të cilët i marrin nëpërmjet faktorëve të jashtëm. Mosha deri në të cilën fëmijët mund të kenë probleme me bajamet është deri 12-vjeçare. Ka edhe raste ekstreme, por mosha deri 12-vjeçare është më e zakonshme. Në momentin kur bajamet nuk e kryejnë funksionin e tyre, sugjerohet që të hiqen, por përndryshe ato i duhen organizmit”, tha mjeku Asani.

Ai tha se e ka parim që pacientit çdo herë t’i tregohet e vërteta dhe se duhet të bëhet maksimumi gjatë trajtimit.

“Unë e kam parim që pacientit t’i tregohet e vërteta. Fillimisht duhet të krijohet lidhja me pacientin. Në mjekësi nuk ka punë që nuk bëhet. Ne duhet ta japim maksimumin, puna tjetër i takon Zotit. Nuk duhet të anashkalohen simptomat. Në mjekësi çdo problem që kapet në kohë, është shumë më i lehtë shërimi”, tha mjeku Asani.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.