🌫️
Tiranë 11°C · Mjegull 26 Tetor 2026
S&P 500 7,624 ▼0.52%
DOW 52,215 ▼1.23%
NASDAQ 25,955 ▼0.21%
NAFTA 101.82 ▼1.4%
ARI 4,001 ▼0.16%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1203 EUR/GBP 0.8377 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.7456 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5140 EUR/TRY 55.7166 EUR/JPY 175.71 EUR/CAD 1.5687 EUR/USD 1.1203 EUR/GBP 0.8377 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.7456 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5140 EUR/TRY 55.7166 EUR/JPY 175.71 EUR/CAD 1.5687
₿ CRYPTO
BTC $80,207 ▼ -0.81% ETH $2,331 ▼ -1.21% XRP $1.2976 ▼ -0.54% SOL $101.6400 ▼ -0.72%
S&P 500 7,624 ▼0.52 % DOW 52,215 ▼1.23 % NASDAQ 25,955 ▼0.21 % NAFTA 101.82 ▼1.4 % ARI 4,001 ▼0.16 % S&P 500 7,624 ▼0.52 % DOW 52,215 ▼1.23 % NASDAQ 25,955 ▼0.21 % NAFTA 101.82 ▼1.4 % ARI 4,001 ▼0.16 %
EUR/USD 1.1203 EUR/GBP 0.8377 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.7456 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5140 EUR/TRY 55.7166 EUR/JPY 175.71 EUR/CAD 1.5687 EUR/USD 1.1203 EUR/GBP 0.8377 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.7456 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5140 EUR/TRY 55.7166 EUR/JPY 175.71 EUR/CAD 1.5687
26 Tet 2026
Breaking
Bota

Momenti kur 11-vjeçari nxirret i gjallë nga rrënojat, 3 ditë pas tërmeteve vdekjeprurëse në Venezuelë

Një nga momentet më prekëse pas tërmeteve vdekjeprurëse që goditën Venezuelën ndodhi në Carabayeda, ku një djalë 11-vjeçar u nxor i gjallë nga rrënojat, tre ditë pas katastrofës.Fëmija, i quajtur Moises, u gjet i bllokuar nën rrënoja dhe u shpëtua pas një operacioni të gjatë nga punonjësit e shpëtimit. Në një video të publikuar nga presidentja e përkohshme e Venezuelës, Delcy Rodriguez ekipet e shpëtimit mund të shihen duke e mbajtur 11-vjeçarin në barelë pas makthit që jetoi për më shumë se 70 orë.

“Pak minuta më parë, një djalë njëmbëdhjetëvjeçar u shpëtua në Carabayeda. Në këtë moment, çdo jetë është një burim shprese për Venezuelën”, tha Rodriguez në një postim në X, duke e shoqëruar mesazhin me një video të operacionit.

Në shpëtim përfshiheshin anëtarë të ekipit të specializuar USAR Colombia 1 , si dhe zjarrfikës nga Bogotá, Kolumbi, të cilët kanë udhëtuar për në Venezuelë për të ndihmuar në operacionet e kërkim-shpëtimit.Kryetari i Bashkisë së Bogotës, Carlos Fernando Galán, foli për një “lajm të mirë në mes të tragjedisë”, duke zbuluar se disa zjarrfikës nga qyteti morën pjesë në operacionin për të liruar Moises.“Kam besim se ekipi kolumbian do të vazhdojë të gjejë njerëz të gjallë në La Guaira, Venezuelë. Ata na bëjnë të gjithëve krenarë. Faleminderit”, shkroi ai në postimin e tij.

Operacionet e kërkim-shpëtimit vazhdojnë pa ndërprerje në zonat e prekura nga tërmetet vdekjeprurëse, me autoritetet që shprehin shpresën se, pavarësisht ditëve që kalojnë, është ende e mundur të gjenden të mbijetuar nën rrënoja.

Buenas noticias en medio de esta tragedia. Varios uniformados de @BomberosBogota participaron, junto al resto del equipo USAR Colombia 1, en el rescate de Moisés, un niño de 11 años que estaba atrapado entre los escombros y fue encontrado con vida. Tengo fe en que el equipo… pic.twitter.com/kBTBp7nlov

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.