☁️
Tiranë 13°C · Vranët 01 Nëntor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 104.12 ▲2.08%
ARI 3,899 ▼3.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583
₿ CRYPTO
BTC $77,891 ▲ +0.6% ETH $2,267 ▲ +0.92% XRP $1.2519 ▲ +0.28% SOL $95.4300 ▼ -0.58%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 %
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583
01 Nën 2026
Breaking
Bota

MOSKË – Vritet gjenerali rus disa javë pasi u nderua me titullin “Hero i Rusisë”

MOSKË, 16 shtator /ATSH-DPA/- Një gjeneral rus është vrarë në luftën në Ukrainë, vetëm dy javë e gjysmë pasi ishte nderuar me titullin “Hero i Rusisë”, bëjnë të ditur blogerë ushtarakë rusë dhe gjenerali çeçen, Apti Alaudinov përmes “Telegram-it”.

Bëhet fjalë për gjeneral-majorin Anton Grunis, komandant i Brigadës së 4-të të Gardës, të këmbësorisë së motorizuar.

Në fillim të korrikut, Grunis i raportoi presidentit rus Vladimir Putin se forcat ruse kishin marrë nën kontroll qytetin Kostjantinivka në lindje të Ukrainës.

“Një burrë me një emër me origjinë letoneze, i lindur në Kazan, po lufton shkëlqyeshëm”, deklaroi Putin në atë kohë.

Megjithatë, sipas zyrtarëve ukrainasë dhe vëzhguesve ushtarakë perëndimorë, qyteti nuk është plotësisht nën kontrollin e forcave ruse.

Më 27 gusht, Grunis u nderua me titullin e lartë “Hero i Rusisë”.

Rrethanat e sakta të vdekjes së gjeneralit nuk janë bërë të ditura.

Ndërkohë, burime në Moskë dhe Kiev, bëjnë të ditur se gjatë fundjavës pati sulme të fuqishme ukrainase ndaj pozicioneve ruse, në territoret e pushtuara të Luhanskut dhe Donetskut.

Sipas shifrave zyrtare, gati 20 gjeneralë rusë janë vrarë që nga fillimi i pushtimit rus të Ukrainës në shkurt 2022.

Ndërkohë, sipas raportimeve që nuk janë konfirmuar zyrtarisht, një gjeneral rus me gradën e gjeneral-lejtnantit u vra në fund të gushtit, kur një qendër komanduese në Donetsk u godit nga zjarri.

Në terminologjinë ushtarake, gjeneral-major është një gradë e lartë ushtarake, ndërsa brigadë është një njësi ushtarake e përbërë nga disa batalione. /

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.