☀️
Tiranë 26°C · Kthjellët 28 August 2026
S&P 500 7,712 ▼0.25%
DOW 53,560 ▼0.02%
NASDAQ 26,402 ▼0.52%
NAFTA 83.34 ▼0.23%
ARI 4,507 ▼3.36%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8572 EUR/CHF 0.9372 EUR/ALL 92.2362 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3412 EUR/TRY 56.1245 EUR/JPY 185.65 EUR/CAD 1.6141 EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8572 EUR/CHF 0.9372 EUR/ALL 92.2362 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3412 EUR/TRY 56.1245 EUR/JPY 185.65 EUR/CAD 1.6141
₿ CRYPTO
BTC $77,384 ▼ -3.26% ETH $2,428 ▼ -3.03% XRP $1.3805 ▼ -4.89% SOL $103.8100 ▼ -4.43%
S&P 500 7,712 ▼0.25 % DOW 53,560 ▼0.02 % NASDAQ 26,402 ▼0.52 % NAFTA 83.34 ▼0.23 % ARI 4,507 ▼3.36 % S&P 500 7,712 ▼0.25 % DOW 53,560 ▼0.02 % NASDAQ 26,402 ▼0.52 % NAFTA 83.34 ▼0.23 % ARI 4,507 ▼3.36 %
EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8572 EUR/CHF 0.9372 EUR/ALL 92.2362 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3412 EUR/TRY 56.1245 EUR/JPY 185.65 EUR/CAD 1.6141 EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8572 EUR/CHF 0.9372 EUR/ALL 92.2362 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3412 EUR/TRY 56.1245 EUR/JPY 185.65 EUR/CAD 1.6141
28 Aug 2026
Breaking
Maqedonia

MPB: Nëntë raste të dhunës në familje brenda 24 orëve

Gjatë 24 orëve të fundit, Ministria e Punëve të Brendshme ka evidentuar nëntë raste të dhunës në familje në disa lokacione të ndryshme në vend. Në pesë raste autorët janë privuar nga liria, ndërsa me tre persona është zhvilluar bisedë zyrtare.

Në Kumanovë është arrestuar një 32-vjeçar, i dyshuar se ka sulmuar fizikisht nënën e tij në shtëpinë familjare.

Në Tetovë, policia ka arrestuar një 62-vjeçar, i cili, sipas kallëzimit të dy djemve të tij, nën ndikimin e alkoolit i ka sulmuar fizikisht dhe i ka kërcënuar me një mjet të mprehtë.

Në komunën e Çashkës është arrestuar një 28-vjeçar, i dyshuar se ka sulmuar partneren e tij jashtëmartesore, duke përdorur edhe një send të fortë. Gjatë kontrollit është konstatuar se ai ishte nën ndikimin e alkoolit.

Në Veles, një 24-vjeçar është privuar nga liria për shkak të kërcënimeve ndaj ish-partneres së tij dhe sulmit fizik ndaj një shoku të saj në një lokal.

Në një rast tjetër në Veles, policia ka zhvilluar biseda zyrtare me tre persona, pasi një burrë ka raportuar se ishte sulmuar fizikisht nga vëllai, nusja dhe babai i tij.

Në Shkup, një grua 41-vjeçare ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti në shtëpinë familjare, ndërsa një vajzë 21-vjeçare ka raportuar se ka marrë kërcënime nga partneri i saj.

Në Shtip është arrestuar një 39-vjeçar, i cili, sipas kallëzimit, ka kërcënuar ish-bashkëshorten e tij dhe ka shkelur masën gjyqësore për mbrojtje nga dhuna në familje.

Në Pehçevë, një grua 46-vjeçare ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj para një objekti hotelierik.

Nga Ministria e Punëve të Brendshme bëjnë të ditur se për të gjitha rastet janë njoftuar prokurorët publikë kompetentë, ndërsa pas dokumentimit të plotë të rasteve do të parashtrohen kallëzimet përkatëse.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.