☁️
Tiranë 9°C · Vranët 02 Nëntor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 100.89 ▼3.1%
ARI 3,911 ▲0.3%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587 EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587
₿ CRYPTO
BTC $78,617 ▲ +1.07% ETH $2,309 ▲ +1.84% XRP $1.2615 ▲ +0.97% SOL $95.5900 ▼ -0.01%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 100.89 ▼3.1 % ARI 3,911 ▲0.3 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 100.89 ▼3.1 % ARI 3,911 ▲0.3 %
EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587 EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587
02 Nën 2026
Breaking
Mali i Zi

MPB NIS NISMËN PËR RISHIKIMIN E KUFIZIMEVE TË SHPEJTËSISË NË RRUGËT E MALIT TË ZI

Foto: Drejtoria e Policisë / Uprava Policije

Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) ka nisur një nismë për analizimin dhe rishikimin e kufizimeve aktuale të shpejtësisë në rrugët e Malit të Zi, me qëllim që ato të përshtaten me gjendjen reale të rrugëve dhe rreziqet e sigurisë në segmente të caktuara.

MPB propozon krijimin e grupeve të përbashkëta të ekspertëve, ku do të përfshihen institucionet përkatëse, specialistë të komunikacionit dhe Universiteti i Malit të Zi.

Në bazë të analizave profesionale dhe treguesve të matshëm do të përcaktohet se në cilat segmente kufizimet duhet të mbahen, rriten apo ulen.

Vëmendje e veçantë do t’u kushtohet rrugëve me numër të lartë aksidentesh, konfiguracion të rrezikshëm, trafik të dendur apo prani të shtuar të këmbësorëve.

Nga MPB theksojnë se qëllimi nuk është rritja e shpejtësisë me çdo kusht, por vendosja e kufizimeve reale, të arsyeshme dhe të bazuara në vlerësimin e rrezikut, në mënyrë që drejtuesit e automjeteve t’i kuptojnë dhe respektojnë më mirë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.