🌤️
Tiranë 29°C · Kryesisht kthjellët 17 June 2026
S&P 500 7,511 ▼0.57%
DOW 52,000 ▲0.64%
NASDAQ 26,376 ▼1.15%
NAFTA 75.65 ▲0.5%
ARI 4,342 ▼0.3%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1610 EUR/GBP 0.8647 EUR/CHF 0.9213 EUR/ALL 94.9443 EUR/MKD 61.6267 EUR/RSD 117.4375 EUR/TRY 53.7946 EUR/JPY 186.17 EUR/CAD 1.6245 EUR/USD 1.1610 EUR/GBP 0.8647 EUR/CHF 0.9213 EUR/ALL 94.9443 EUR/MKD 61.6267 EUR/RSD 117.4375 EUR/TRY 53.7946 EUR/JPY 186.17 EUR/CAD 1.6245
₿ CRYPTO
BTC $64,993 ▼ -2.85% ETH $1,769 ▼ -1.89% XRP $1.1978 ▼ -3.95% SOL $72.4700 ▼ -3.82%
S&P 500 7,511 ▼0.57 % DOW 52,000 ▲0.64 % NASDAQ 26,376 ▼1.15 % NAFTA 75.65 ▲0.5 % ARI 4,342 ▼0.3 % S&P 500 7,511 ▼0.57 % DOW 52,000 ▲0.64 % NASDAQ 26,376 ▼1.15 % NAFTA 75.65 ▲0.5 % ARI 4,342 ▼0.3 %
EUR/USD 1.1610 EUR/GBP 0.8647 EUR/CHF 0.9213 EUR/ALL 94.9443 EUR/MKD 61.6267 EUR/RSD 117.4375 EUR/TRY 53.7946 EUR/JPY 186.17 EUR/CAD 1.6245 EUR/USD 1.1610 EUR/GBP 0.8647 EUR/CHF 0.9213 EUR/ALL 94.9443 EUR/MKD 61.6267 EUR/RSD 117.4375 EUR/TRY 53.7946 EUR/JPY 186.17 EUR/CAD 1.6245
17 Jun 2026
Breaking
Kosova

NATO paralajmëron se do ta zvogëlojë praninë në Kosovë, sheh përmirësim të situatës së sigurisë

Komandanti Suprem i Forcave Aleate në Evropë, gjenerali i Forcave Ajrore amerikane, Alexus G. Grynkewich, tha se Organizata e Traktatit të Atlantikut Verior (NATO) gradualisht do të përshtatë forcën për mbështetjen e misionit të saj paqeruajtës në Kosovë, KFOR, gjatë vitit të ardhshëm, për shkak të, siç tha ai, përmirësimit të situatës së sigurisë në vend. “NATO dhe KFOR-i janë të përkushtuar për sigurinë në Kosovë”, tha komandanti Grynkewich përmes një njoftimi më 12 qershor.

“Është ky angazhim që ka çuar në rritjen e stabilitetit, teksa organizatat e sigurisë në Kosovë janë bërë më të afta. Kushtet aktuale ofrojnë mundësi për të optimizuar madhësinë dhe pozicionimin e KFOR-it”, shtoi ai. Radio Evropa e Lirë iu drejtua me pyetje NATO-s për të mësuar se për çfarë shkalle të zvogëlimit të trupave bëhet fjalë. Një zëdhënës nga Selia Supreme e Forcave Aleate në Evropë tha se kjo çështje “nuk ka të bëjë me numrat e trupave, por me optimizim, ka të bëjë me ofrimin e sigurisë për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë, dhe më gjerësisht, të rajonit”. Muajt e fundit ka pasur raportime dhe diskutime për mundësinë që SHBA-ja të rishqyrtojë praninë e trupave të saj në misionet e NATO-s, përfshirë në KFOR.

Megjithatë, Pentagoni i ka thënë më herët Radios Evropa e Lirë se nuk ka ndonjë njoftim për ndryshim të vendosjes së forcave amerikane. Mësohet se numri i trupave të KFOR-it pritet që gjatë vitit të ardhshëm të rikthehet në nivelet e para vitit 2023. Në atë vit, për shkak të tensioneve në veri të Kosovës, aleanca kishte bërë dislokimin e afër 1.000 trupave shtesë në Kosovë. Misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë është vendosur më 1999 në vend. Nga afër 50.000 trupa sa ishin dislokuar në atë vit, pas përfundimit të luftës, në Kosovë aktualisht janë rreth 4.600 trupa paqeruajtëse të KFOR-it nga shtete të ndryshme.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.