☀️
Tiranë 35°C · Kthjellët 01 August 2026
S&P 500 7,490 ▲0.7%
DOW 52,485 ▲0.53%
NASDAQ 25,374 ▲1%
NAFTA 84.67 ▲1.29%
ARI 4,107 ▼1.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1512 EUR/GBP 0.8554 EUR/CHF 0.9310 EUR/ALL 93.9451 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4245 EUR/TRY 54.7520 EUR/JPY 182.58 EUR/CAD 1.6142 EUR/USD 1.1512 EUR/GBP 0.8554 EUR/CHF 0.9310 EUR/ALL 93.9451 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4245 EUR/TRY 54.7520 EUR/JPY 182.58 EUR/CAD 1.6142
₿ CRYPTO
BTC $63,103 ▼ -1.2% ETH $1,868 ▼ -1.17% XRP $1.0622 ▼ -1.29% SOL $72.9900 ▼ -0.78%
S&P 500 7,490 ▲0.7 % DOW 52,485 ▲0.53 % NASDAQ 25,374 ▲1 % NAFTA 84.67 ▲1.29 % ARI 4,107 ▼1.29 % S&P 500 7,490 ▲0.7 % DOW 52,485 ▲0.53 % NASDAQ 25,374 ▲1 % NAFTA 84.67 ▲1.29 % ARI 4,107 ▼1.29 %
EUR/USD 1.1512 EUR/GBP 0.8554 EUR/CHF 0.9310 EUR/ALL 93.9451 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4245 EUR/TRY 54.7520 EUR/JPY 182.58 EUR/CAD 1.6142 EUR/USD 1.1512 EUR/GBP 0.8554 EUR/CHF 0.9310 EUR/ALL 93.9451 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4245 EUR/TRY 54.7520 EUR/JPY 182.58 EUR/CAD 1.6142
01 Aug 2026
Breaking
Bota

“Nature”: Ushqyerja në vitet e para të jetës, vendimtare për shëndetin e fëmijëve në të ardhmen

– Zakonet ushqimore që krijohen në moshë të vogël shpesh e shoqërojnë njeriun gjatë gjithë jetës, duke ndikuar në shëndetin dhe mirëqenien afatgjatë, sipas revistës shkencore “Nature”.

Pikërisht për këtë arsye, në përditshmëri është e rëndësishme që tryeza e fëmijëve, të përmbajë sa më shumë ushqime natyrale dhe më pak të përpunuara, si: bishtajoret, frutat, perimet, frutat e thata, kosi natyral pa sheqer, peshku i yndyrshëm (si sardelja, skumbria apo salmoni), vaji i ullirit ekstra i virgjër dhe drithërat integrale.

Këto ushqime furnizojnë organizmin me fibra, vitamina, minerale, yndyra të shëndetshme dhe proteina cilësore – lëndë ushqyese të domosdoshme për rritjen, zhvillimin e trurit, forcimin e sistemit imunitar dhe balancimin e mikrobiotës së zorrëve, të miliona mikroorganizmave të dobishëm që ndikojnë në tretje dhe në shëndetin e përgjithshëm.

Studimet shkencore tregojnë se një ushqyerje e ekuilibruar në fëmijëri lidhet me rrezik më të ulët, për probleme shëndetësore në të ardhmen, si obeziteti, diabeti i tipit 2, sëmundjet kardiovaskulare dhe çrregullimet metabolike.

Për më tepër, ushqimet e pasura me lëndë ushqyese ndihmojnë në përqendrimin, kujtesën dhe performancën e aftësive njohëse të fëmijëve.

Studimi mbi lidhjen mes ushqyerjes dhe mikrobiotës së zorrëve te fëmijët, u krye nga studiues të Universitetit të Queensland-it në Australi, të cilët analizuan ndikimin e dietës në përbërjen e mikroorganizmave të dobishëm, që jetojnë në sistemin tretës.

Në studim morën pjesë 37 fëmijë të moshës 2–3 vjeç, një periudhë e rëndësishme kur mikrobiota e zorrëve vazhdon të zhvillohet dhe të përshtatet me ushqyerjen.

Studiuesit analizuan zakonet ushqimore të fëmijëve dhe përbërjen e mikrobiotës së tyre, duke vërejtur se konsumimi më i lartë i ushqimeve të pasura me fibra, si frutat, perimet, bishtajoret dhe frutat e thata, lidhej me një diversitet më të madh të baktereve të dobishme në zorrë.

Sipas studiuesve, një mikrobiotë më e larmishme, konsiderohet e rëndësishme për shëndetin e fëmijëve, pasi ndihmon në procesin e tretjes, në përthithjen e disa lëndëve ushqyese dhe në rregullimin e sistemit imunitar.

Fibrat që gjenden në këto ushqime shërbejnë si “ushqim” për bakteret e mira të zorrëve, të cilat prodhojnë përbërje që mund të ndikojnë pozitivisht në funksionimin e organizmit.

Gjetjet sugjerojnë se zakonet ushqimore të krijuara që në vitet e para të jetës, mund të kenë ndikim afatgjatë në shëndetin e fëmijëve.

Studiuesit theksojnë se një dietë e larmishme, e bazuar në ushqime natyrale dhe pak të përpunuara, mund të ndihmojë në krijimin e një ekuilibri më të mirë të mikrobiotës së zorrëve dhe në mbështetjen e zhvillimit të shëndetshëm gjatë fëmijërisë. /

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.