☁️
Tiranë 8°C · Vranët 29 Tetor 2026
S&P 500 7,744 ▲0.28%
DOW 52,475 ▲0.19%
NASDAQ 26,550 ▲0.27%
NAFTA 101.46 ▼1.28%
ARI 4,053 ▲0.03%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622 EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622
₿ CRYPTO
BTC $79,962 ▼ -1.24% ETH $2,310 ▼ -2.07% XRP $1.2939 ▼ -3.04% SOL $99.8400 ▼ -1.85%
S&P 500 7,744 ▲0.28 % DOW 52,475 ▲0.19 % NASDAQ 26,550 ▲0.27 % NAFTA 101.46 ▼1.28 % ARI 4,053 ▲0.03 % S&P 500 7,744 ▲0.28 % DOW 52,475 ▲0.19 % NASDAQ 26,550 ▲0.27 % NAFTA 101.46 ▼1.28 % ARI 4,053 ▲0.03 %
EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622 EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622
29 Tet 2026
Breaking
Ekonomia

Ndërtimi në Vjosë, Qato dhe Klosi: Nuk do të lejohet

Ministrja për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, Sonila Qato si dhe ministri i Mjedisit dhe Turizmit, Blendi Klosi ishin të dielën në Grykën e Këlcyrës, pas denoncimeve të bëra se atje po ngrihej pa leje buzë Vjosës një biznes nga Harri Lena në favor të fabrikës së ujit “Trebeshina”.

Ministrja Qato deklaroi se është e papranueshme që kompanitë të bëjnë krime mjedisore dhe se do të ketë masa ndëshkuese ndaj çdo subjekti. “Ne do ta mbrojmë sipërmarrjen nga çdo padrejtësi shtetërore e burokraci e tepërt, por sipërmarrja duhet të mbrojë veten nga ligji, duke mos e shkelur atë, do të marrim menjëherë masa ndëshkuese për këdo që vjedh dhe shfrytëzon pa kriter e studim burimet natyrore të vendit”, deklaroi Qato.

Edhe ministri Klosi siguroi se nuk do të ketë asnjë tolerim për biznese të paligjshme në dëm të interesit të përbashkët dhe pasurisë së përbashkët, mjedisin.

“Dinozaurë mjedisorë si ky ndërtim këtu, nuk do të pranohen, nuk do të lejohen dhe nuk kalojnë në heshtje”, deklaroi ministri Klosi.

Ai vlerësoi edhe punën e Ministrisë së Brendshme për nisjen e hetimeve për mosveprimin e policisë lokale dhe pati vërejtje edhe për heshtjen e strukturave qeverisëse vendore.

“Mbyllin sytë dhe lejojnë të tilla biznese të paligjshme, krime mjedisore që dëmtojnë interesat e përbashkëta, pronën e përbashkët dhe më shumë sesa kaq, lejojnë të dëmtohet kjo pasuri e përbashkët siç është Lugina e Vjosës, që është trashëgimi e përbashkët historike, kulturore, por dhe shpirtërore”, vijoi ai.

Ministri ftoi qytetarët që të denoncojnë çdo rast të ngjashëm për të mos lejuar dhe parandaluar krime të tilla mjedisore.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.