🌤️
Tiranë 36°C · Kryesisht kthjellët 16 July 2026
S&P 500 7,572 ▲0.38%
DOW 52,659 ▲0.29%
NASDAQ 26,269 ▲0.62%
NAFTA 79.64 ▲0.05%
ARI 4,039 ▼0.32%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1449 EUR/GBP 0.8487 EUR/CHF 0.9236 EUR/ALL 93.8515 EUR/MKD 61.5810 EUR/RSD 117.3735 EUR/TRY 53.8972 EUR/JPY 185.68 EUR/CAD 1.6085 EUR/USD 1.1449 EUR/GBP 0.8487 EUR/CHF 0.9236 EUR/ALL 93.8515 EUR/MKD 61.5810 EUR/RSD 117.3735 EUR/TRY 53.8972 EUR/JPY 185.68 EUR/CAD 1.6085
₿ CRYPTO
BTC $64,188 ▼ -0.73% ETH $1,889 ▲ +0.59% XRP $1.1081 ▲ +0.06% SOL $76.2000 ▼ -1.5%
S&P 500 7,572 ▲0.38 % DOW 52,659 ▲0.29 % NASDAQ 26,269 ▲0.62 % NAFTA 79.64 ▲0.05 % ARI 4,039 ▼0.32 % S&P 500 7,572 ▲0.38 % DOW 52,659 ▲0.29 % NASDAQ 26,269 ▲0.62 % NAFTA 79.64 ▲0.05 % ARI 4,039 ▼0.32 %
EUR/USD 1.1449 EUR/GBP 0.8487 EUR/CHF 0.9236 EUR/ALL 93.8515 EUR/MKD 61.5810 EUR/RSD 117.3735 EUR/TRY 53.8972 EUR/JPY 185.68 EUR/CAD 1.6085 EUR/USD 1.1449 EUR/GBP 0.8487 EUR/CHF 0.9236 EUR/ALL 93.8515 EUR/MKD 61.5810 EUR/RSD 117.3735 EUR/TRY 53.8972 EUR/JPY 185.68 EUR/CAD 1.6085
16 Jul 2026
Breaking
Maqedonia

Ndjekja penale ndaj Latasit është vjetërsuar, prokurori hoqi dorë nga akuzat për rastin “Total”

Lidhur me rastin e formuar nga ish-Prokuroria Speciale Publike dhe të marrë përsipër nga Prokuroria Themelore Publike-Shkup, e njohur si “Total”, Gjykata Penale njofton opinionin se më 27 maj të këtij viti, është nxjerrë aktgjykim me të cilin është rrëzuar aktakuza, pasi Prokurori Publik kompetent është tërhequr nga Aktakuza në tërësi.

“Në procedurën specifike, e cila zhvillohet në këtë gjykatë që nga tetori i vitit 2017, gazetari Dragan Pavloviq-Latas si person fizik dhe tre persona juridikë nga Shkupi akuzohen për veprën penale të “Shmangie Tatimore”.

Rasti është nisur nga fillimi disa herë për shkak të ndryshimit të juridiksionit të prokurorit publik dhe marrjes së rastit nga një prokurori në tjetrën, kështu që në seancën e fundit, Prokurori Publik kompetent, në fjalën e tij përfundimtare, hoqi dorë nga ndjekja e mëtejshme penale e të akuzuarve. Gjegjësisht, prokurori, duke i marrë parasysh pretendimet në raportin dhe mendimin e ekspertit, së pari bëri ndryshime në aktakuzë, pas së cilës konstatoi se për dy nga personat juridikë të akuzuar në procedurë, nuk janë përmbushur elementët që përbëjnë përshkrimin ligjor të veprës penale të denoncuar “Shmangie Tatimore”, ndërsa për një person juridik dhe të akuzuarin Latas, ndërkohë kishte ardhur parashkrimi absolut i ndjekjes penale.

Për shkak të gjithë kësaj, gjykata veproi në përputhje me dispozitat ligjore dhe e mori vendimin e lartpërmendur.Vendimi i datës 25.06.2026 është përfundimtar, ndërsa vendimet mbi shpenzimet e palëve janë përgatitur tashmë, dhe sapo të anonimizohet, do të publikohet në faqen e internetit të gjykatës”, njoftoi Gjykata Penale.

Rasti “Total” ka të bëjë me shmangien e taksave nga Latas si pronar dhe menaxher i kompanive të shërbimeve të marketingut dhe konsulencës “Total” DOOEL Shkup, “Mediamax” dhe “Total Media Centar” DOOEL Shkup./Telegrafi/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.