☀️
Tiranë 31°C · Kthjellët 08 September 2026
S&P 500 7,719 ▼0.38%
DOW 53,414 ▼0.51%
NASDAQ 26,507 ▼0.29%
NAFTA 92.97 ▲1.63%
ARI 4,447 ▼0.67%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1623 EUR/GBP 0.8586 EUR/CHF 0.9409 EUR/ALL 92.1512 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3482 EUR/TRY 56.3403 EUR/JPY 179.51 EUR/CAD 1.6057 EUR/USD 1.1623 EUR/GBP 0.8586 EUR/CHF 0.9409 EUR/ALL 92.1512 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3482 EUR/TRY 56.3403 EUR/JPY 179.51 EUR/CAD 1.6057
₿ CRYPTO
BTC $78,410 ▼ -1.51% ETH $2,472 ▼ -1.38% XRP $1.3983 ▼ -0.96% SOL $103.0800 ▼ -2.48%
S&P 500 7,719 ▼0.38 % DOW 53,414 ▼0.51 % NASDAQ 26,507 ▼0.29 % NAFTA 92.97 ▲1.63 % ARI 4,447 ▼0.67 % S&P 500 7,719 ▼0.38 % DOW 53,414 ▼0.51 % NASDAQ 26,507 ▼0.29 % NAFTA 92.97 ▲1.63 % ARI 4,447 ▼0.67 %
EUR/USD 1.1623 EUR/GBP 0.8586 EUR/CHF 0.9409 EUR/ALL 92.1512 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3482 EUR/TRY 56.3403 EUR/JPY 179.51 EUR/CAD 1.6057 EUR/USD 1.1623 EUR/GBP 0.8586 EUR/CHF 0.9409 EUR/ALL 92.1512 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3482 EUR/TRY 56.3403 EUR/JPY 179.51 EUR/CAD 1.6057
08 Sep 2026
Breaking
Kosova

Në matematikë, shkencë e lexim – shifrat alarmuese në testin PISA – çfarë nuk kanë arritur të kuptojnë nxënësit e Kosovës?

Rezultatet e PISA 2025 kanë vënë sërish në pah gjendjen shqetësuese të arsimit në Kosovë.

Referuar këtyre të dhënave në të tri fushat kryesore – shkencë, matematikë dhe lexim – nxënësit kosovarë mbeten dukshëm nën mesataren e OECD-së.

Performanca e nxënësve të Kosovës ka mbetur pothuajse në të njëjtin nivel me vitin 2022 në shkencë dhe lexim, ndërsa në matematikë është shënuar rënie.

Në Programin për Vlerësimin Ndërkombëtar të Nxënësve (PISA), i cili u mbajt në periudhën 10-30 maj të vitit 2025, morën pjesë gjithsej 6632 nxënës të moshës 15-vjeç nga 213 shkolla.

Rezultatet e PISA 2025 tregojnë se performanca mesatare e nxënësve të Kosovës në shkencë –357 pikë dhe lexim – 340 pikë, rezultatet kanë mbetur përafërsisht në nivelin e vitit 2022, 357 pikë, respektivisht 342 pikë, ndërsa në matematikë – 350 pikë, më e ulët për 5 pikë në krahasim me vitin 2022 sa ishte 355.

Matematikë: 355 → 350, rënie prej 5 pikësh.

Lexim: 342 → 340, rënie prej 2 pikësh, jo statistikisht domethënëse.

Shkencë: 357 → 357, pa ndryshim.

Ndërkaq, rezultat më i lartë u shënua në fushën e zgjidhjeve kompjuterike, gjithsej 359 pikë, thotë MASHTI.

Kjo nënkupton që rezultatet në katër treguesit kryesorë të performancës janë nën mesataren e vendeve anëtare të Organizatës për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD).

Grafiku më poshtë mat përqindjen e nxënësve që janë nën Nivelin 2 në shkencë, lexim dhe matematikë, ndërkaq niveli 2 konsiderohet pragu bazë i aftësive që PISA pret nga një 15-vjeçar.

Nga këto rezultatet e PISA-s del se rreth 85% e nxënësve kosovarë dështuan në matematikë, rreth 84% në lexim dhe afro 79% në shkencë.

Edhe më domethënëse është krahasimi afatgjatë: nga 2015 në 2025, përqindja e nxënësve nën Nivelin 2 është rritur me 7 pikë përqindjeje në matematikë, 7 në lexim dhe 11 në shkencë

Tutje thuhet se vetëm në Kosovë, rënia më e shpejtë e rezultateve të nxënësve me arritje të larta bëri që hendeku i arritjeve në shkencë të ngushtohej midis viteve 2015 dhe 2025.

Por, çka thotë njohësi i arsimit, Agon Ahmeti?

Ai një postim në Facebook thekson se analfabetizmi funksional është drejt totalitetit.

Ahmeti shkruan se nga rezultatet e PISA-s del se 85% e nxënësve kosovarë dështuan në matematikë, 84% në lexim dhe 79% në shkencë.

Ai ka dhënë shembuj në matematikë, lexim e shkencë lidhur me atë se çfarë nuk kanë arritur të kuptojnë nxënësit e Kosovës, 15-vjeçarët.

◾️ MATEMATIKË:

Për me shku në qytet janë dy mënyra të mundshme:

– Rruga A: 30 km deri në një fshat, pastaj 40 km deri në qytet

– Rruga B: 60 km drejtpërdrejt në qytet

Cila rrugë është më e shkurtër?

Fatkeqësisht, 85% e nxënësve janë të prirur me zgjedh rrugën A sepse nuk arrijnë me kuptu që fillimisht duhet me i mbledh sa bëjnë 30+40 për me kuptu që rruga B është 10 km më e shkurtër…

◾️ LEXIM:

Lexoni tekstin “Arta e kishte pritur gjithë javën piknikun e së dielës. Çantën e mbante afër shtratit që nga e mërkura. Kur u zgjua të dielën në mëngjes dhe e pa shiun nga dritarja, çantën e futi përsëri në dollap”.

Pse Arta e futi çantën përsëri në dollap?

Fatkeqësisht, 84% e nxënësve nuk arrijnë me kuptu që Artës ia prishi shiu planet për piknik…

◾️ SHKENCË:

Dy peshqirë të njëjtë lagen me të njëjtën sasi uji. Njëri shtrihet, tjetri lihet i palosur. Pas dy orësh, peshqiri i shtrirë është i terur, ndërsa i palosuri jo, pse?

Fatkeqësisht, 79% e nxënësve nuk arrijnë me kuptu që peshqiri i shtrirë ka më shumë sipërfaqe në kontakt me ajrin dhe rrjedhimisht uji avullon më shpejt.

Në cilin grup të vendeve është Kosova?

Në bazë të rezultateve del se Kosova është në grupin e vendeve me përqindjen më të lartë të nxënësve me performancë të ulët.

Referuar tabelës Kosova krahasohet kryesisht me vende si Armenia, Maroku, Paraguai, Guatemala, Kamboxhia dhe Ruanda.

Si pikë më shqetësuese konsiderohet fakti përqindjet e performimit të dobët janë të larta në tri fushat – matematikë, lexim dhe shkencë.

Reagime nga deputetë

Lidhur me rezultatet e dobëta në PISA, ka reaguar edhe deputetja e PDK-së, Sala Jashari ka reaguar për rezultatet e nxënësve të Kosovës në testin ndërkombëtar PISA, duke i cilësuar alarmante të dhënat për rënien e performancës në arsim.

Jashari ka thënë se është e papranueshme që rezultatet e nxënësve të Kosovës të vazhdojnë të përkeqësohen, ndërsa arsimi, sipas saj, ende nuk po trajtohet me seriozitetin e duhur.

“Është e papranueshme që rezultatet e nxënësve të Kosovës në PISA të vazhdojnë të bien, ndërsa arsimi ende pret të trajtohet me seriozitetin që meriton”, ka shkruar Jashari.

Ajo ka krahasuar rezultatet me vitin 2015, duke theksuar rritjen e përqindjes së nxënësve që mbeten nën nivelin bazë të aftësive. /Telegrafi/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.