🌤️
Tiranë 25°C · Kryesisht kthjellët 11 August 2026
S&P 500 7,728 ▼0.32%
DOW 53,792 ▼0.34%
NASDAQ 26,445 ▼0.6%
NAFTA 83.23 ▲1.34%
ARI 4,428 ▲0.18%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1548 EUR/GBP 0.8551 EUR/CHF 0.9349 EUR/ALL 93.1773 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3497 EUR/TRY 55.1133 EUR/JPY 183.60 EUR/CAD 1.6098 EUR/USD 1.1548 EUR/GBP 0.8551 EUR/CHF 0.9349 EUR/ALL 93.1773 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3497 EUR/TRY 55.1133 EUR/JPY 183.60 EUR/CAD 1.6098
₿ CRYPTO
BTC $63,732 ▼ -0.6% ETH $1,884 ▲ +0.4% XRP $1.0196 ▲ +0.11% SOL $76.1100 ▼ -0.35%
S&P 500 7,728 ▼0.32 % DOW 53,792 ▼0.34 % NASDAQ 26,445 ▼0.6 % NAFTA 83.23 ▲1.34 % ARI 4,428 ▲0.18 % S&P 500 7,728 ▼0.32 % DOW 53,792 ▼0.34 % NASDAQ 26,445 ▼0.6 % NAFTA 83.23 ▲1.34 % ARI 4,428 ▲0.18 %
EUR/USD 1.1548 EUR/GBP 0.8551 EUR/CHF 0.9349 EUR/ALL 93.1773 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3497 EUR/TRY 55.1133 EUR/JPY 183.60 EUR/CAD 1.6098 EUR/USD 1.1548 EUR/GBP 0.8551 EUR/CHF 0.9349 EUR/ALL 93.1773 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3497 EUR/TRY 55.1133 EUR/JPY 183.60 EUR/CAD 1.6098
11 Aug 2026
Breaking
Politika

Negociatat drejt fundit, çfarë pritet në Konferencën e 8-të Shqipëri-BE (Agjenda)

26 maj 2026 – Sot në Bruksel zhvillohet Konferenca e 8-të Ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe Bashkimit Europian, e cila hap zyrtarisht rrugën për kalimin e Shqipërisë në fazën përmbyllëse të negociatave për anëtarësim në BE.

Konferenca vjen pas vendimit të Komitetit të Përfaqësuesve të Përhershëm të shteteve anëtare të BE-së (COREPER), i cili konfirmon përmbushjen e objektivave të ndërmjetëm në grupkapitullin “Themeloret”, si dhe përcakton objektivat përmbyllës për Kapitullin 23, “Gjyqësori dhe të Drejtat Themelore”, dhe Kapitullin 24, “Drejtësia, Liria dhe Siguria”.

Kryeministri Edi Rama do të marrë pjesë në konferencë në krye të delegacionit shqiptar, të përbërë nga ministra të kabinetit qeveritar.

Agjenda

18:50 – Mbërritja e Kryeministrit Rama dhe delegacionit në Këshillin e Bashkimit Evropian

18:55 – Foto familjare

19:00 – Hapja e Konferencës Ndërqeveritare

Rreth orës 20:15 – Konferencë për shtyp në përfundim të takimit


Kujtojmë se takimi paraardhës i këtij niveli u mbajt në nëntor të vitit 2025, kur u hap grup-kapitulli i fundit i negociatave me BE, “Bujqësia dhe Kohezioni”. Gjë që sipas kreut të qeverisë u arrit në një kohë rekord, për vetëm 12 muaj!

Viti që lamë pas shënoi një sërë momentesh kyçe sa i takon këtij procesi, që pikënisjen e pati në korrik të 2022-it, kur u çelën negociatat. 16 vjet pas firmosjes së marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit, u bë realitet ëndrra e kahershme e shqiptarëve për rrugëtimin e vendit drejt Unionit.

Megjithatë, siç e ka deklaruar edhe Komisionerja për Zgjerimin e BE-së, Marta Kos, “tanimë mbyllja e grup-kapitujeve është çmimi real për Shqipërinë”.  

“Vijoni me reformat”, ka qenë apeli i vazhdueshëm nga ndërkombëtarët, por realizimi i të gjithë detyrave mbetet një proces kompleks. Vetë kryeministri ka deklaruar se ka disa fusha ku nevojitet më shumë punë.

“Sfida e sfidave”, për të është grup-kapitulli që lidhet me sigurinë ushqimore dhe mbrojtjen e konsumatorit.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.