⛅
Tiranë 10°C · Pjesërisht vranët 08 Nëntor 2026
S&P 500 7,377 ▲0.31%
DOW 51,286 ▼0.46%
NASDAQ 24,579 ▲1.09%
NAFTA 90.83 ▲0.34%
ARI 4,075 ▼0.94%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1163 EUR/GBP 0.8344 EUR/CHF 0.9146 EUR/ALL 90.9695 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5975 EUR/TRY 55.9549 EUR/JPY 176.70 EUR/CAD 1.5724 EUR/USD 1.1163 EUR/GBP 0.8344 EUR/CHF 0.9146 EUR/ALL 90.9695 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5975 EUR/TRY 55.9549 EUR/JPY 176.70 EUR/CAD 1.5724
₿ CRYPTO
BTC $75,923 ▲ +0.02% ETH $2,238 ▼ -0.24% XRP $1.1631 ▲ +0.48% SOL $89.3200 ▼ -0.8%
S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 % S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 %
EUR/USD 1.1163 EUR/GBP 0.8344 EUR/CHF 0.9146 EUR/ALL 90.9695 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5975 EUR/TRY 55.9549 EUR/JPY 176.70 EUR/CAD 1.5724 EUR/USD 1.1163 EUR/GBP 0.8344 EUR/CHF 0.9146 EUR/ALL 90.9695 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5975 EUR/TRY 55.9549 EUR/JPY 176.70 EUR/CAD 1.5724
08 Nën 2026
Breaking
Kronika

Nën hetim për shtrëngim me kanosje për dhënien e pasurisë, AMP ekzekuton masat e sigurisë për tre persona në Elbasan

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) ka ekzekutuar masat e sigurimit ndaj tre shtetasve të dyshuar për veprën penale “Shtrëngim me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”, e kryer në bashkëpunim, në kuadër të procedimit penal nr. 238 të vitit 2026, të drejtuar nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan.

Sipas njoftimit zyrtar, në zbatim të vendimit të gjykatës, janë ekzekutuar masat e sigurimit personal ndaj tre shtetasve të përfshirë në hetim.

Ndaj shtetasit Glodian Gëzim Ahmetaj, me detyrë në kohën e kryerjes së veprës penale Drejtor në Drejtorinë Rajonale Elbasan–Korçë, janë vendosur masat “Ndalimi i daljes jashtë shtetit” dhe “Paraqitja në Policinë Gjyqësore”.

Ndaj shtetasit Devis Ramadan Ago, me detyrë Shef Sektori në të njëjtën drejtori, është caktuar masa “Paraqitja në Policinë Gjyqësore”.

Ndërsa ndaj shtetasit Klevis Ramadan Hoxha, me detyrë Shef i Policisë Bashkiake pranë Bashkisë Devoll, janë caktuar masat “Paraqitja në Policinë Gjyqësore” dhe “Ndalimi i daljes jashtë shtetit”.

Gjatë operacionit janë ekzekutuar të gjitha detyrimet procedurale të përcaktuara nga gjykata dhe janë ushtruar tre kontrolle banesash të autorizuara nga organi procedues, me qëllim administrimin e provave dhe dokumentimin e plotë të rastit.

AMP thekson se vijon angazhimin e saj në hetimin e rasteve ku dyshohet për përfshirje të funksionarëve publikë në veprimtari të kundërligjshme, duke garantuar zbatimin e ligjit dhe llogaridhënien institucionale.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.