☁️
Tiranë 12°C · Vranët 01 Nëntor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 104.12 ▲2.08%
ARI 3,899 ▼3.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585
₿ CRYPTO
BTC $77,534 ▲ +0.29% ETH $2,256 ▲ +0.48% XRP $1.2522 ▼ -0.33% SOL $95.4400 ▼ -0.98%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 %
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585
01 Nën 2026
Breaking
Politika

“Nëse do isha kreu i ekzekutivit…”- Ngërçi për pagat, Rexhaj: Një përpjekje e sofistikuar e magjistratëve për të

Analisti Albatros Rexhaj ka kritikuar ashpër përplasjen institucionale për pagat e gjyqtarëve, duke e cilësuar atë si një përpjekje për zgjerimin e pushtetit të magjistratëve.

Në një intervistë për ABC News, Rexhaj tha se Gjykata Kushtetuese ka ndërhyrë përtej kompetencave të saj, ndërsa theksoi se vetëm Kuvendi vendos për përdorimin e parasë publike.

Sipas tij, asnjë institucion nuk mund të vendosë vetë për rritjen e pagave të veta dhe ekzekutivi duhet të shtyjë zbatimin e vendimit.

Rexhaj e konsideroi situatën një cenim të ndarjes së pushteteve dhe kritikoi diferencën mes shpejtësisë së vendimmarrjes për pagat e gjyqtarëve dhe pritjes së gjatë të qytetarëve për drejtësi.

“Është një përpjekje për të marrë pushtet, me vendime të tjera, kërkohet që të kufizohet pushteti me dy pushtetet e tjera. Kërkon që të kufizojë kompetencat e ekzekutivit dhe të vetë Kuvendit. Gjykata Kushtetuese është shumë e kujdesshme në formulimin e vet, vendos afate. Kuvendi është i vetmi institucion që vendos për paranë publike. Është një përpjekje e sofistikuar e magjistratëve të të gjitha nivele për të vendosur veten sipër pushteteve të tjera. Nëse do të isha kreu i ekzekutivit unë do e shtyja për një datë tjerë, jo 17 shtator. Asnjë institucion nuk mund të rrisë pagat e veta. Nuk kanë ata asnjë kompetencë tjetër”, tha ai.

Madje ai mendon se edhe Kushtetuesja i kaloi kompetencat e saj.

“Gjërat në Shqipëri kanë kaluar në një budallallëk. Republika e Shqipërisë është një Republikë e pavarur. Kushtetuesja ka kaluar kompetencat e saj. Qytetarët presin me vite për të marrë përgjigje për çështjen e tyre, kurse gjykatësit caktojnë rrogat e tyre për një ditë”, tha Rexhaj.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.