☁️
Tiranë 8°C · Vranët 29 Tetor 2026
S&P 500 7,744 ▲0.28%
DOW 52,475 ▲0.19%
NASDAQ 26,550 ▲0.27%
NAFTA 101.42 ▼1.32%
ARI 4,051 ▼0.01%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622 EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622
₿ CRYPTO
BTC $79,829 ▼ -1.45% ETH $2,307 ▼ -2.11% XRP $1.2875 ▼ -3.45% SOL $99.5100 ▼ -2.31%
S&P 500 7,744 ▲0.28 % DOW 52,475 ▲0.19 % NASDAQ 26,550 ▲0.27 % NAFTA 101.42 ▼1.32 % ARI 4,051 ▼0.01 % S&P 500 7,744 ▲0.28 % DOW 52,475 ▲0.19 % NASDAQ 26,550 ▲0.27 % NAFTA 101.42 ▼1.32 % ARI 4,051 ▼0.01 %
EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622 EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622
29 Tet 2026
Breaking
Bota

Nga avionët ‘Rafale’ te sistemet SAMP/T, Macron zbardh armatimin e ri që do t’i dërgohet Kievit

Franca dhe Ukraina kanë arritur një “udhërrëfyes” që parashikon blerjen, në emër të Kievit, të 16 avionëve luftarakë Rafale dhe armatimit të tyre, me të parin prej tyre që do të dorëzohet dhe “do të fluturojë në qiellin ukrainas nga viti 2028-29”, njoftoi sonte presidenti francez Emmanuel Macron .

Për të forcuar mbrojtjen ajrore të Ukrainës, Kievi do të blejë gjithashtu bateri anti-ajrore SAMP/T të gjeneratës së re , të cilat “do të plotësojnë sistemet që do të dorëzohen, së bashku me raketat e tyre, në javët e ardhshme”, tha Macron pas përfundimit të samitit të vendeve të “Aleancës së Gatishmërisë” në Paris.

Marrëveshja parashikon gjithashtu dërgimin e radarëve dhe dhënien Ukrainës së një licence për të prodhuar bomba AASM, raketa kundërajrore Aster 30 dhe raketa kruz Scalp.

Sipas Macron, forca shumëkombëshe që do të vendoset në Ukrainë pasi të heshtin armët do të fillojë stërvitjen në “vendet fqinje” brenda muajve të ardhshëm.

“Sot vendosëm për ushtrimet që do të zhvillohen në muajt e ardhshëm. Ato do të vendosen në vendet fqinje të Ukrainës për të vërtetuar planet tona të zhvillimit dhe për të vërtetuar se jemi të gatshëm, të vendosur dhe të besueshëm”, tha ai pas samitit, me Presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.