🌤️
Tiranë 20°C · Kryesisht kthjellët 02 June 2026
S&P 500 7,608 ▲0.11%
DOW 51,328 ▲0.49%
NASDAQ 27,078 ▼0.03%
NAFTA 93.55 ▲1.51%
ARI 4,516 ▲0.21%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1634 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 95.3912 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3884 EUR/TRY 53.4468 EUR/JPY 185.72 EUR/CAD 1.6097 EUR/USD 1.1634 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 95.3912 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3884 EUR/TRY 53.4468 EUR/JPY 185.72 EUR/CAD 1.6097
₿ CRYPTO
BTC $66,936 ▼ -6.45% ETH $1,902 ▼ -5.14% XRP $1.2177 ▼ -6.31% SOL $75.2900 ▼ -7.24%
S&P 500 7,608 ▲0.11 % DOW 51,328 ▲0.49 % NASDAQ 27,078 ▼0.03 % NAFTA 93.55 ▲1.51 % ARI 4,516 ▲0.21 % S&P 500 7,608 ▲0.11 % DOW 51,328 ▲0.49 % NASDAQ 27,078 ▼0.03 % NAFTA 93.55 ▲1.51 % ARI 4,516 ▲0.21 %
EUR/USD 1.1634 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 95.3912 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3884 EUR/TRY 53.4468 EUR/JPY 185.72 EUR/CAD 1.6097 EUR/USD 1.1634 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 95.3912 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3884 EUR/TRY 53.4468 EUR/JPY 185.72 EUR/CAD 1.6097
02 Jun 2026
Breaking
Ekonomia

Ngrihet Dhoma e Tregtisë Shqipëri-Britani e Madhe, Klodian Allajbeu zgjidhet kryetar, gjigantët e biznesit që janë anëtarë

Sipërmarrësi i rrjetit të spitaleve “Amerikan”, Klodjan Allajbeu do të jetë kryetari i Dhomës së re të Tregtisë mes Shqipërisë dhe Britanisë së Madhe. Marrëveshja është dakordësuar dje në Londër, në takimin që kryeministri Rama ka zhvilluar në “Downing Street” me homologun Rishi Sunak.

“[…] të dy kryeministrat mirëpritën progresin në bashkëpunimin e biznesit dhe bashkëpunimin universitar, duke përfshirë hapjen e Dhomës së re Britanike të Tregtisë në Shqipëri…”, thuhej në deklaratën e përbashkët të firmosur nga Rama dhe Sunak.

Menjëherë pas kësaj marrëveshje, ka nisur puna për Dhomën e re të Tregtisë që do i japë një impuls të ri bashkëpunimit mes bizneseve shqiptare dhe atyre britanike. Zgjedhja e sipërmarrësit Klodjan Allajbeu si kryetar i saj, është një garanci më tepër, per me teper qe gjate ketyre viteve ai njeh anet e dukeshme dhe te padukeshme te biznesit. Duhet thene se Klodjan Allajbeu eshte arsimuar ne Universitetin e Ankarase per Kardiologji.  Ai eshte nga Berati dhe ka lindur ne kete qytet ne vitin 1978.

Mësohet se numri dy i Dhomës së re të Tregtisë Shqipëri-Britani e Madhe do të jetë Jonida Lakuriqi, drejtuesja e Bordit të kompanisë celulare Vodafone Albania, për Shqipërinë.

Ngritja e këtij institucioni të ri që do të ndihmojë bizneset shqiptare dhe ato britanike drejt një bashkëpunimi më të frytshëm dhe modernizimi të mëtjeshëm, ka marrë zyrtarisht dhe bekimin e Asociacionit të Dhomave të Tregtisë, në Ministrinë e Thesarit në Mbretërinë e Bashkuar.

Dhoma e re e Tregtisë do të jetë një institucion zyrtar, me mbështetjen e qeverive të dy vendeve, si dhe me anëtarë disa nga kompanitë më të fuqishme.

Ndër të parat që janë bërë pjesë e saj, mësohet se janë gazsjellësi Trans-Adriatik TAP, Vodafone Albania, The British Petroleum – një kompani britanike e naftës dhe gazit me seli në Londër, TLScontact, kompania që menaxhon shërbimin e vizave në emër të qeverisë britanike dhe British School of Tirana, një institucion arsimor cilësor.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.