☁️
Tiranë 12°C · Vranët 01 Nëntor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 104.12 ▲2.08%
ARI 3,899 ▼3.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583
₿ CRYPTO
BTC $77,641 ▲ +0.26% ETH $2,259 ▲ +0.45% XRP $1.2556 ▼ -0.33% SOL $95.7600 ▼ -0.79%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 %
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583
01 Nën 2026
Breaking
Maqedonia e Veriut

Nikolloski: Autostrada Shkup–Bllacë do ta nxisë ekonominë rajonale

Qeveria po e nis një nga projektet më të rëndësishme infrastrukturore – ndërtimin e autostradës Shkup–Bllacë, një aks rrugor që do ta lidhë shtetin dhe bizneset me portet në Shqipëri dhe Mal të Zi, si dhe do ta përshpejtojë aktivitetin ekonomik në rajon.Këtë e deklaroi zëvendëskryeministri dhe ministri i Transportit, Aleksandar Nikolloski, në podkastin “Radar”.

“Të hënën e nënshkruam marrëveshjen për grantin. Siguruam rreth 31 milionë euro mjete të pakthyeshme nga Bashkimi Evropian, që përbëjnë rreth 15 për qind të vlerës së projektit. Këto mjete e ulin drejtpërdrejt koston që duhet ta paguajë shteti dhe janë dëshmi e fuqishme e besimit që kemi nga partnerët evropianë”, deklaroi Nikolloski.

Ai theksoi se me ndërtimin e autostradës, Maqedonia do të fitojë një lidhje moderne me Kosovën, Shqipërinë dhe Malin e Zi, duke hapur mundësi të reja për zhvillim ekonomik dhe lidhje rajonale.

“Bëhet fjalë për një pjesë të ndërlikuar, e cila kalon nëpër Malin e Zi të Shkupit. Gjithsej do të ketë 40 objekte infrastrukturore, përfshirë tunele, ura, viadukte dhe galeri. Nga aspekti inxhinierik, ky do të jetë një projekt serioz. Megjithatë, do ta përfundojmë. E kemi marrë përsipër këtë punë dhe do ta realizojmë”, tha Nikolloski.

Ai e kritikoi BDI-në, duke deklaruar se kjo parti e kishte premtuar projektin për 20 vjet, por nuk e kishte realizuar.

“BDI-ja e premtoi për 20 vjet, por nuk e ndërtoi. Ne nuk e premtuam, por po fillojmë ta ndërtojmë dhe do ta përfundojmë”, deklaroi Nikolloski.

Sipas zëvendëskryeministrit, me rëndësi është edhe fakti se projekti do të realizohet nga një kompani vendase.“E kemi zgjedhur realizuesin. Bëhet fjalë për një konsorcium të udhëhequr nga ‘Granit’, një kompani vendase maqedonase. Pas disa dekadash, një kompani vendase fiton të drejtën për të ndërtuar autostradë. Pothuajse nuk mbaj mend kur për herë të fundit një kompani maqedonase ka ndërtuar autostradë”, tha ai.

Nikolloski përfundoi se me këtë projekt synohet të dëshmohet se sektori maqedonas i ndërtimtarisë dhe kompanitë vendase kanë kapacitet për të realizuar projekte të mëdha infrastrukturore.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.