Tiranë 23°C · Pjesërisht vranët 15 Shtator 2026
S&P 500 7,587 ▼0.43%
DOW 52,014 ▼0.78%
NASDAQ 26,000 ▼0.71%
NAFTA 105.85 ▲4.4%
ARI 4,344 ▼0.18%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1552 EUR/GBP 0.8558 EUR/CHF 0.9441 EUR/ALL 91.7653 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3148 EUR/TRY 56.1678 EUR/JPY 178.34 EUR/CAD 1.6050 EUR/USD 1.1552 EUR/GBP 0.8558 EUR/CHF 0.9441 EUR/ALL 91.7653 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3148 EUR/TRY 56.1678 EUR/JPY 178.34 EUR/CAD 1.6050
₿ CRYPTO
BTC $76,679 ▼ -3.15% ETH $2,427 ▼ -4.42% XRP $1.3900 ▼ -4.13% SOL $99.6000 ▼ -3.74%
S&P 500 7,587 ▼0.43 % DOW 52,014 ▼0.78 % NASDAQ 26,000 ▼0.71 % NAFTA 105.85 ▲4.4 % ARI 4,344 ▼0.18 % S&P 500 7,587 ▼0.43 % DOW 52,014 ▼0.78 % NASDAQ 26,000 ▼0.71 % NAFTA 105.85 ▲4.4 % ARI 4,344 ▼0.18 %
EUR/USD 1.1552 EUR/GBP 0.8558 EUR/CHF 0.9441 EUR/ALL 91.7653 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3148 EUR/TRY 56.1678 EUR/JPY 178.34 EUR/CAD 1.6050 EUR/USD 1.1552 EUR/GBP 0.8558 EUR/CHF 0.9441 EUR/ALL 91.7653 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3148 EUR/TRY 56.1678 EUR/JPY 178.34 EUR/CAD 1.6050
15 Sht 2026
Breaking
Ekonomia

Nisin punimet për Bypass-in e Elbasanit, Karakaçi: I japim zgjidhje trafikut

Kanë nisur punimet për ndërtimin e Bypass-it të Elbasanit, një projekt që synon të lehtësojë trafikun në qytet dhe të krijojë një lidhje më të drejtpërdrejtë mes akseve kryesore rrugore të vendit.

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, bëri të ditur se punimet kanë nisur në segmentin që vijon nga pika ku përfundon autostrada Tiranë–Elbasan. Sipas tij, rruga do të ndërtohet si autostradë e kategorisë A, me standarde të ngjashme me aksin Tiranë–Elbasan.

“Do të jetë autostradë e kategorisë A, sipas të njëjtave standardeve që është aktualisht sot rruga Tiranë-Elbasan. I japim zgjidhje trafikut të krijuar gjatë gjithë kësaj periudhe dhe sidomos gjatë sezonit turistik”, deklaroi Karakaçi.

Sipas ministrit, Autoriteti Rrugor Shqiptar ka lidhur tashmë dy kontrata për projektin, ndërsa punimet në segmentin e parë kanë nisur dhe po vijojnë në terren.

“Segmenti i parë që fillon menjëherë aty ku përfundon rruga Tiranë–Elbasan tashmë ka filluar nga punimet. Punimet janë duke ecur mirë, për shkak se edhe kantieri është i hapur nga shpronësimet e bëra që më herët. Në këtë fazë jemi në 3 kilometrat e parë që përfundojnë diku te Kombinati Metalurgjik i Elbasanit, ndërkohë që kemi në prokurim po ashtu në vitin pasardhës pjesën vijuese deri afër Peqinit”, tha ministri.

Bypass-i i Elbasanit pritet të luajë një rol të rëndësishëm në organizimin e trafikut dhe lidhjen e korridoreve strategjike rrugore. Projekti synon të ndajë trafikun që vjen nga jugu dhe juglindja e vendit nga lëvizjet brenda qytetit.

Gjithashtu, bypass-i do të krijojë një lidhje më të integruar mes autostradës Tiranë–Elbasan, aksit të ri anashkalues të Elbasanit dhe korridorit Elbasan–Qafë Thanë, duke synuar përmirësimin e lëvizjes së mjeteve drejt juglindjes dhe pikës kufitare të Qafë Thanës.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.