☁️
Tiranë 11°C · Vranët 31 Tetor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 104.12 ▲2.08%
ARI 3,899 ▼3.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585
₿ CRYPTO
BTC $77,358 ▼ -1.51% ETH $2,246 ▼ -0.07% XRP $1.2486 ▼ -1.33% SOL $96.1600 ▼ -1.92%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 %
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585
31 Tet 2026
Breaking
Kosova

Një i pandehur dënohet me 5 vite burgim në Mitrovicë për mashtrim

Gjykata Themelore në Mitrovicë, Departamenti i Përgjithshëm – Divizioni Penal përmes gjyqtares Qëndresa Tahiri Islami, pas përfundimit të shqyrtimit gjyqësor, ka shpallur aktgjykimin në çështjen penale ndaj të pandehurit J.M.

Sipas një njoftimi për media thuhet se i pandehuri J.M. është shpallur fajtor për kryerjen e veprës penale Mashtrimi nga neni 323 par.4, lidhur me nenin 77 të Kodit Nr. 06/L-074 Penal të Republikës së Kosovës, sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Mitrovicë.

“Pas administrimit të provave dhe vlerësimit të të gjitha rrethanave të çështjes, Gjykata e ka dënuar të pandehurin J.M. me dënim me burgim në kohëzgjatje prej pesë viteve, i cili dënim do të ekzekutohet pas plotfuqishmërisë së këtij Aktgjykimi, si dhe dënim me gjobë në shumë prej 1500 euro, të cilin dënim obligohet ta paguaj në afat prej 90 ditësh pas plotfuqishmërisë së këtij Aktgjykimi”, thuhet në njoftim.

Ndërkaq, siç thuhet në njoftim të dëmtuarit udhëzohen që kërkesën pasuroro-juridike ta realizojnë në kontest të rregullt juridiko-civil. /Telegrafi/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.