☀️
Tiranë 19°C · Kthjellët 21 June 2026
S&P 500 7,501 ▲1.08%
DOW 51,565 ▲0.14%
NASDAQ 26,518 ▲1.91%
NAFTA 76.54 ▲0.91%
ARI 4,173 ▼1.72%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1468 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9252 EUR/ALL 94.7947 EUR/MKD 61.6323 EUR/RSD 117.3906 EUR/TRY 53.2824 EUR/JPY 184.93 EUR/CAD 1.6228 EUR/USD 1.1468 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9252 EUR/ALL 94.7947 EUR/MKD 61.6323 EUR/RSD 117.3906 EUR/TRY 53.2824 EUR/JPY 184.93 EUR/CAD 1.6228
₿ CRYPTO
BTC $64,253 ▲ +1.11% ETH $1,738 ▲ +1.71% XRP $1.1488 ▲ +0.74% SOL $73.1200 ▲ +4.82%
S&P 500 7,501 ▲1.08 % DOW 51,565 ▲0.14 % NASDAQ 26,518 ▲1.91 % NAFTA 76.54 ▲0.91 % ARI 4,173 ▼1.72 % S&P 500 7,501 ▲1.08 % DOW 51,565 ▲0.14 % NASDAQ 26,518 ▲1.91 % NAFTA 76.54 ▲0.91 % ARI 4,173 ▼1.72 %
EUR/USD 1.1468 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9252 EUR/ALL 94.7947 EUR/MKD 61.6323 EUR/RSD 117.3906 EUR/TRY 53.2824 EUR/JPY 184.93 EUR/CAD 1.6228 EUR/USD 1.1468 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9252 EUR/ALL 94.7947 EUR/MKD 61.6323 EUR/RSD 117.3906 EUR/TRY 53.2824 EUR/JPY 184.93 EUR/CAD 1.6228
21 Jun 2026
Breaking
Maqedonia

Nxënësit e disa shkollave të mesme bojkotojnë mësimin

Plenumi i nxënësve të shkollave të mesme ka nisur bojkotimin e mësimit në disa shkolla. Masat do të radikalizohen nëse kërkesat e tyre nuk plotësohen. Bojkot ka edhe në disa shkolla të mesme në Shkup si dhe në dy shkolla në Kumanovë. Plenumi i Shkollave të Mesme i bëri thirrje ministrit të arsimit Abdilaqim Ademi që t’i pranojë në takim për të diskutuar rreth kërkesave të tyre.

“Shfrytëzojmë këtë shans që t’i bëjmë thirrje publike edhe njëherë ministrit Ademi, që të pranoj në takim përfaqësuesit e Plenumit të nxënësve të shkollave të mesme, për të diskutuar rreth kërkesave tona me qëllim arritjen e një zgjidhjeje të përbashkët. Në të kundërtën, do të vazhdojmë me aktivitetet tona duke shprehur pakënaqësinë dhe revoltën tonë”, thonë nga Plenumi i nxënësve të shkollave të mesme.

Ademi, duke mos dhënë informacione të detajuara, tha se aktualisht pranë dikasterit që ai drejton, tashmë kanë mbërritur një sërë ankesash nga prindërit e nxënësve, të cilët sipas tij, janë ankuar për manipulim të fëmijëve të tyre. Ndërkohë, Ademi iu bëri thirrje nxënësve që të kthehen në mësim pasi takimi do të varet nga agjenda e tij.

“Po po, ka, po, ka ankesa! Do t’i kisha apeluar që të kthehen në mësim, sepse ne do të takohemi dhe takimi nuk do të varet nga forma e sjelljes së tyre por nga agjendat të cilat ne do të duhet t’i harmonizojmë”, u shpreh Abdilaqim Ademi, Ministër i Arsimit.

Ademi i bëri thirrje dy ditë më parë edhe Avokatit të Popullit që të prononcohet rreth protestave të nxënësve, të cilat sipas Ademit, janë të manipuluara. Me ndryshimet e fundit në konceptin e maturës shtetërore, lënda e matematikës është lëndë e detyrueshme vetëm për nxënësit e drejtimeve matematiko-natyrore. Ndërkaq, nxënësit kërkojnë heqjen e matematikës tërësisht, heqjen e testimit ekstern dhe kthimin e konceptit të vjetër të maturës shtetërore.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.