🌫️
Tiranë 14°C · Mjegull 12 Tetor 2026
S&P 500 7,812 ▲0.59%
DOW 51,655 ▲0.83%
NASDAQ 27,366 ▲0.64%
NAFTA 91.85 ▲0%
ARI 4,216 ▲0%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1205 EUR/GBP 0.8471 EUR/CHF 0.9308 EUR/ALL 91.7722 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3988 EUR/TRY 55.2498 EUR/JPY 177.33 EUR/CAD 1.5964 EUR/USD 1.1205 EUR/GBP 0.8471 EUR/CHF 0.9308 EUR/ALL 91.7722 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3988 EUR/TRY 55.2498 EUR/JPY 177.33 EUR/CAD 1.5964
₿ CRYPTO
BTC $83,588 ▲ +0.65% ETH $2,533 ▲ +0.93% XRP $1.4088 ▲ +0.22% SOL $110.9300 ▲ +0.55%
S&P 500 7,812 ▲0.59 % DOW 51,655 ▲0.83 % NASDAQ 27,366 ▲0.64 % NAFTA 91.85 ▲0 % ARI 4,216 ▲0 % S&P 500 7,812 ▲0.59 % DOW 51,655 ▲0.83 % NASDAQ 27,366 ▲0.64 % NAFTA 91.85 ▲0 % ARI 4,216 ▲0 %
EUR/USD 1.1205 EUR/GBP 0.8471 EUR/CHF 0.9308 EUR/ALL 91.7722 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3988 EUR/TRY 55.2498 EUR/JPY 177.33 EUR/CAD 1.5964 EUR/USD 1.1205 EUR/GBP 0.8471 EUR/CHF 0.9308 EUR/ALL 91.7722 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3988 EUR/TRY 55.2498 EUR/JPY 177.33 EUR/CAD 1.5964
12 Tet 2026
Breaking
Kosova

Oda e Avokatëve: Shqetësimet për vonesat në paraburgim janë reale dhe të bazuara në praktikë

Oda e Avokatëve të Kosovës ka reaguar pas sqarimit të Gjykata Supreme e Kosovës, duke theksuar se qëndron plotësisht prapa shqetësimeve të ngritura lidhur me vonesat në trajtimin e ankesave në çështjet e paraburgimit.

Oda e Avokatëve ka deklaruar se reagimi i saj nuk ka pasur për qëllim përplasje me institucionet e drejtësisë apo cenim të reputacionit të tyre, por ngritjen e një shqetësimi që, sipas saj, lidhet drejtpërdrejt me lirinë personale dhe efektivitetin e mjeteve juridike.

Sipas Odës, nuk është pretenduar se çdo rast karakterizohet nga vonesa, por se ekzistojnë raste konkrete kur vendimet mbi ankesat në çështjet e paraburgimit janë dorëzuar me vonesë të konsiderueshme, përfshirë situata kur masat janë vazhduar nga gjykatat e shkallës së parë.

Në reagim, Oda thekson se praktika gjyqësore ka treguar se një numër kërkesash për mbrojtje të ligjshmërisë janë konsideruar jo-lëndore nga Gjykata Supreme, me arsyetimin se vendimet e kontestuara kishin skaduar ose ishin zëvendësuar me vendime të reja për vazhdimin e paraburgimit.

Sipas saj, kjo situatë ka nxitur reagime profesionale dhe ka sjellë edhe ndërhyrje të Gjykata Kushtetuese e Kosovës, e cila ka theksuar se mjetet juridike në rastet e kufizimit të lirisë duhet të jenë reale dhe efektive në praktikë, jo vetëm formalisht të garantuara.

Oda e Avokatëve vlerëson se shqetësimet e ngritura nuk janë deklarime abstrakte, por çështje që burojnë nga praktika gjyqësore dhe që kërkojnë reflektim institucional.

Ajo thekson se standardi për vlerësimin e mjeteve juridike nuk duhet të kufizohet vetëm në ekzistencën formale të tyre, por në efektin real që ato prodhojnë në kohën kur qytetarët mbahen të privuar nga liria.

Në fund, Oda e Avokatëve të Kosovës rithekson se paraburgimi nuk duhet të trajtohet si formë ndëshkimi, por si masë procedurale për sigurimin e procesit penal, në përputhje me Kushtetutën, Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe standardet e shtetit të së drejtës.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.