⛈️
Tiranë 16°C · Stuhi 11 Nëntor 2026
S&P 500 7,521 ▼0.38%
DOW 52,232 ▼0.3%
NASDAQ 25,066 ▼0.74%
NAFTA 86.65 ▲0.71%
ARI 4,056 ▲0.64%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8363 EUR/CHF 0.9213 EUR/ALL 90.8159 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6269 EUR/TRY 56.1295 EUR/JPY 177.27 EUR/CAD 1.5848 EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8363 EUR/CHF 0.9213 EUR/ALL 90.8159 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6269 EUR/TRY 56.1295 EUR/JPY 177.27 EUR/CAD 1.5848
₿ CRYPTO
BTC $73,619 ▼ -1.26% ETH $2,062 ▼ -2.47% XRP $1.0547 ▼ -3.31% SOL $83.0800 ▼ -3.28%
S&P 500 7,521 ▼0.38 % DOW 52,232 ▼0.3 % NASDAQ 25,066 ▼0.74 % NAFTA 86.65 ▲0.71 % ARI 4,056 ▲0.64 % S&P 500 7,521 ▼0.38 % DOW 52,232 ▼0.3 % NASDAQ 25,066 ▼0.74 % NAFTA 86.65 ▲0.71 % ARI 4,056 ▲0.64 %
EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8363 EUR/CHF 0.9213 EUR/ALL 90.8159 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6269 EUR/TRY 56.1295 EUR/JPY 177.27 EUR/CAD 1.5848 EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8363 EUR/CHF 0.9213 EUR/ALL 90.8159 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6269 EUR/TRY 56.1295 EUR/JPY 177.27 EUR/CAD 1.5848
11 Nën 2026
Breaking
Kronika

OFL: 13 personave u janë sekuestruar 1 vilë, 1 karburant, 6 banesa, 3 automjete si dhe 1900 m2 truall

Në kuadër të zbatimit të ligjit special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL “Operacioni Forca e Ligjit”, u ka nisur sot kërkesat me shkrim për vetdeklarimin e burimeve të pasurisë, 2 shtetasve të tjerë.

OFL i ka dërguar kërkesën për vetdeklarimin e pasurisë shtetasit E.SH me banim në Tiranë, i cili aktualisht ndodhet i paraburgosur, pasi ndaj tij po zhvillohet gjykimi për veprat penale “shtrëngimi me anë të kanosjes për dhënien e pasurisë”, “grup i strukturuar criminal” dhe “kryerja e veprave penale nga organizata dhe grupi i strukturuar kriminal”.

Po ashtu, OFL i dërgoi kërkesën edhe shtetasit GJ. T me banim në Tiranë, pasi në vitin 2006 Gjykata e Rrethit Tiranë e ka dënuar me 10 vite burg për veprën penale “rrëmbimi ose mbajtja peng e personit”.

“Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së. Më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme”, bën të ditur OFL.

OFL që prej nisjes së operacionit e deri më sot u ka dërguar kërkesë për vetdeklarim të pasurisë 13 personave, si dhe ka sekuestruar 1 vilë, 1 karburant, 6 banesa, 3 automjete si dhe 1900 m2 truall.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.