🌤️
Tiranë 29°C · Kryesisht kthjellët 14 Shtator 2026
S&P 500 7,601 ▼0.73%
DOW 52,454 ▼0.23%
NASDAQ 26,012 ▼1.22%
NAFTA 103.80 ▲3.75%
ARI 4,315 ▼2.13%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8576 EUR/CHF 0.9468 EUR/ALL 91.9337 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3124 EUR/TRY 56.3673 EUR/JPY 178.16 EUR/CAD 1.6078 EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8576 EUR/CHF 0.9468 EUR/ALL 91.9337 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3124 EUR/TRY 56.3673 EUR/JPY 178.16 EUR/CAD 1.6078
₿ CRYPTO
BTC $78,120 ▲ +1.84% ETH $2,506 ▲ +1.35% XRP $1.3954 ▲ +4.38% SOL $101.3900 ▲ +1.65%
S&P 500 7,601 ▼0.73 % DOW 52,454 ▼0.23 % NASDAQ 26,012 ▼1.22 % NAFTA 103.80 ▲3.75 % ARI 4,315 ▼2.13 % S&P 500 7,601 ▼0.73 % DOW 52,454 ▼0.23 % NASDAQ 26,012 ▼1.22 % NAFTA 103.80 ▲3.75 % ARI 4,315 ▼2.13 %
EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8576 EUR/CHF 0.9468 EUR/ALL 91.9337 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3124 EUR/TRY 56.3673 EUR/JPY 178.16 EUR/CAD 1.6078 EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8576 EUR/CHF 0.9468 EUR/ALL 91.9337 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3124 EUR/TRY 56.3673 EUR/JPY 178.16 EUR/CAD 1.6078
14 Sht 2026
Breaking
Politika

Pagat e magjistratëve ndezin Kuvendin: Mazhoranca propozon +8.500 lekë, PD kundër! KLGJ-KLP kërkuan 10-fishin

Mazhoranca vijon të mbështesë propozimin për rritjen e pagës referuese të magjistratëve nga 36% në 38% të pagës së Presidentit të Republikës.

Projektligji është shqyrtuar në Komisionin e Ekonomisë dhe Financave, ndërsa socialistët argumentuan se formula respekton vendimin e Gjykatës Kushtetuese dhe mundësitë financiare të shtetit.

Sipas draftit, rritja do të jetë rreth 8500 lekë për pagën referuese të magjistratëve. Kjo është dukshëm më e ulët se kërkesa e KLGJ dhe KLP, të cilat kanë kërkuar një rritje prej rreth 80 mijë lekësh.

Propozuesja e draftit, Aulona Bylykbashi, tha se Gjykata Kushtetuese nuk ka përcaktuar një formulë konkrete, por ia ka lënë Kuvendit zgjedhjen e mënyrës së llogaritjes.

“Me këtë nismë synojmë të zbatojmë vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Synojmë përcaktimin e pagave, por edhe pabarazinë në hierarkinë brenda sistemit. Neni 138 garanton se pagat e përfitimeve dhe gjyqtarëve nuk mund të ulen. Kushtetuesja nuk na ka referuar një formulë të detyrueshme, zgjedhja është te ligjvënësi me kushtin që të mos ketë ulje. Koeficienti 0.38 është zgjedhur për garancitë kushtetuese për magjistratë, por edhe nga ana tjetër ta themi hapur, ka marrë në konsideratë mundësitë e buxhetit të shtetit”, tha propozuesja e draftit Aulona Byklykbashi.

Projektligji ka marrë edhe mbështetjen e qeverisë. Përfaqësuesi i Ministrisë së Drejtësisë tha se koeficienti i propozuar përmbush kushtet e vendosura nga Gjykata Kushtetuese, ndërsa Ministria e Financave e konsideron koston të përballueshme.

“Falënderojmë propozuesit. Mendojmë se plotëson kushtet e vendosura nga Gjykata Kushtetuese”, tha përfaqësuesi i Ministrisë së Drejtësisë.

Qeveria ka llogaritur rreth 1.5 miliardë lekë detyrime të prapambetura, që lidhen me periudhën nga prilli 2023, kur Gjykata Kushtetuese kërkon që të zbatohen efektet financiare. Për shkak të kostos, qeveria propozon që pagesa të bëhet me këste përgjatë dy viteve.

Ndërkohë, Partia Demokratike ka deklaruar se do të votojë kundër projektligjit të mazhorancës, i cili pritet të kalojë për miratim në seancën e 17 shtatorit.

Deputeti Enno Bozdo e cilësoi situatën si pasojë të moszbatimit në kohë të vendimit të Gjykatës Kushtetuese.

“Kjo situatë është pasojë e drejtpërdrejtë e mosrespektimit të vendimeve të Gjykatës Kushtetuese. Që në prill iu kërkua qeverisë një projektligj dhe nuk e solli, por e sollën kolegët. Ne nuk na intereson fare, vendimi i Gjykatës Kushtetuese është ligj për ne. Në emër të grupit njoftoj se ne do të votojmë kundër këtij projektligji”, tha Bozdo.

Debati për pagat e magjistratëve u përshkallëzua pasi Kuvendi nuk miratoi deri më 31 korrik formulën e re të pagave, sipas afatit të vendosur nga Gjykata Kushtetuese.

Pas skadimit të afatit, KLGJ dhe KLP vendosën që nga 1 gushti paga referuese të llogaritej mbi 222 mijë e 425 lekë, plus 14 mijë lekë shtesë për kualifikimin. Ministria e Financave nuk i ekzekutoi listëpagesat sipas kësaj formule, duke argumentuar se përcaktimi i pagave është kompetencë e Kuvendit.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.