☁️
Tiranë 8°C · Vranët 29 Tetor 2026
S&P 500 7,744 ▲0.28%
DOW 52,475 ▲0.19%
NASDAQ 26,550 ▲0.27%
NAFTA 101.42 ▼1.32%
ARI 4,051 ▼0.01%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622 EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622
₿ CRYPTO
BTC $79,829 ▼ -1.45% ETH $2,307 ▼ -2.11% XRP $1.2875 ▼ -3.45% SOL $99.5100 ▼ -2.31%
S&P 500 7,744 ▲0.28 % DOW 52,475 ▲0.19 % NASDAQ 26,550 ▲0.27 % NAFTA 101.42 ▼1.32 % ARI 4,051 ▼0.01 % S&P 500 7,744 ▲0.28 % DOW 52,475 ▲0.19 % NASDAQ 26,550 ▲0.27 % NAFTA 101.42 ▼1.32 % ARI 4,051 ▼0.01 %
EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622 EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622
29 Tet 2026
Breaking
Ekonomia

Paketa Fiskale 2018, qeveria bën zero taksën e infrastrukturës për hotelet me 5 yje

Qeveria ka vendosur që në ligjin “Për taksat vendore” të bëjë disa ndryshime ku në draft, përveç modifikimit të taksës së pronës, propozohet edhe një përjashtim nga taksa e infrastrukturës.

Sipas variantit që po diskutohet në Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë, mësohet se kjo taksë do të bëhet zero për hotelet me 5 yje “brand name” (hotele të mëdhenj të zinxhirëve të njohur ndërkombëtarë). Një nismë e tillë ishte paralajmëruar edhe më herët nga Kryeministri Edi Rama dhe që mesa duket do të kalojë me Paketën Fiskale të vitit 2018.

Aktualisht taksa e ndikimit në infrastrukturë që aplikohet për ndërtime, që nuk kanë qëllim banimi por turizmi, dhe një seri orientimesh të tjera, në Bashkinë e Tiranës është sa 4% e vlerës së investimit. Pra nëse një kompani do të investojë në një resort me vlerë 100 milionë euro nga këto 4 milionë euro janë taksë e ndikimit në infrastrukturë që i paguhet bashkisë.

Për pjesën tjetër të vendit, taksa e ndikimit në infrastrukturë për ndërtimet në turizëm luhatet mes 1-3% të vlerës së investimit.

Lehtësimi për hotelet me 5 yje është bërë me dije nga Kryeministri Rama që në ditët e para të emërimit të qeverisë së re. Ai deklaroi se ndoshta një lehtësim do të shihet edhe për ato me 4 yje, por kjo mbetet për t’u vendosur.
Por çfarë nënkupton qeveria me lehtësim?

Sipas Ramës do të ketë një paketë të plotë që synon nxitjen e sektorit të turizmit, ndërsa për strukturat me 5 yje “brand name” mendohet të aplikohet një përjashtim nga taksat për një periudhë prej 10 vitesh.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.