⛅
Tiranë 11°C · Pjesërisht vranët 02 Nëntor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 104.12 ▲0%
ARI 3,899 ▲0%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583
₿ CRYPTO
BTC $77,883 ▲ +0.44% ETH $2,263 ▲ +0.36% XRP $1.2476 ▼ -0.31% SOL $93.9700 ▼ -1.53%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲0 % ARI 3,899 ▲0 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲0 % ARI 3,899 ▲0 %
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583
02 Nën 2026
Breaking
Bota

PAKISTAN – Të paktën 32 minatorë të vrarë nga shembja e një miniere qymyri

– Të paktën 32 minatorë u vranë nga shembja e një miniere qymyri, në Pakistanin jugperëndimor pas një shpërthimi të shkaktuar nga gazi metan, thanë sot zyrtarët.

“Operacioni i shpëtimit vazhdon ende në terren, për të gjetur minatorët që rezultojnë të zhdukur në vendin e ngjarjes, pranë qytetit të Quetas, në provincën Balochistan, tha ministri rajonal”, Shoaib Nosherwani.

“Aksidenti ndodhi dje, ndërsa rreth 40 minatorë po punonin brenda minierës”, tha Nosherwani.

“Shpëtimtarëve iu deshën gati 20 orë për të nxjerrë trupat pas heqjes së mbeturinave”, tha Mohamed Imran, një zëdhënës i Departamentit të Shpëtimit.

“Ekipet e kërkim-shpëtimit po përdorin makineri të rënda, për të gërmuar më thellë në minierën e shembur, për të kërkuar ndonjë të mbijetuar ose për të nxjerrë më shumë trupa”, tha Imran.

“Një hetim është urdhëruar për të përcaktuar shkakun e akumulimit të gazit metan në minierë”, tha Nosherwani.

Aksidentet vdekjeprurëse janë të zakonshme në minierat e Pakistanit, për shkak të masave të dobëta të sigurisë dhe përdorimit të teknikave tradicionale, joshkencore të minierave. /

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.