☁️
Tiranë 12°C · Vranët 01 Nëntor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 104.12 ▲2.08%
ARI 3,899 ▼3.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583
₿ CRYPTO
BTC $77,787 ▲ +0.58% ETH $2,268 ▲ +1.11% XRP $1.2493 ▼ -0.52% SOL $95.6600 ▼ -1.24%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 %
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583
01 Nën 2026
Breaking
Bota

PARIS – Franca mbështet Dhomat e Specializuara dhe pavarësinë e Kosovës

– Franca ka rikonfirmuar mbështetjen e saj për Dhomat e Specializuara të Kosovës dhe për pavarësinë dhe institucionet e Kosovës, pas aktgjykimit të shkallës së parë ndaj katër ish-drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

Ministria franceze për Evropën dhe Punët e Jashtme bëri të ditur në faqen e saj zyrtare, se ka marrë dijeni për vendimin në çështjen gjyqësore “Thaçi dhe të tjerët”, duke rikujtuar se palët kanë të drejtë të apelojnë vendimin.

“Franca rithekson mbështetjen e saj për Dhomat e Specializuara të Kosovës dhe rikujton angazhimin e saj në luftën kundër pandëshkueshmërisë. Ajo gjithashtu rikonfirmon mbështetjen e saj të palëkundur për pavarësinë e Kosovës dhe institucionet e saj”, thuhet në deklaratën e Ministrisë franceze.

Parisi zyrtar nënvizoi mbështetjen për punën e Dhomave të Specializuara, të cilat janë krijuar për të gjykuar çështje, që lidhen me krimet e pretenduara të kryera gjatë dhe pas luftës së Kosovës.

Reagimi i Francës vjen pas vendimit të trupit gjykues, i cili shpalli fajtorë Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Rexhep Selimin dhe Jakup Krasniqin për krime lufte.

Thaçi dhe Krasniqi u dënuan me nga 25 vjet burgim, Veseli me 18 vjet, ndërsa Selimi me 13 vjet burgim.

Në të njëjtin vendim, trupi gjykues i shpalli të pafajshëm të akuzuarit për krime kundër njerëzimit, duke vlerësuar se Prokuroria Speciale nuk kishte provuar përtej dyshimit të arsyeshëm ekzistencën e një sulmi të gjerë ose sistematik ndaj popullsisë civile.

Aktgjykimi është i shkallës së parë dhe mund të apelohet.

Mbrojtja e të dënuarve ka paralajmëruar se do ta dërgojë çështjen në Apel.

Franca e ka mbështetur prej vitesh punën e Dhomave të Specializuara dhe luftën kundër pandëshkueshmërisë për krime të rënda.

Në deklarata të mëparshme zyrtare, Parisi ka theksuar gjithashtu mbështetjen për pavarësinë e Kosovës dhe forcimin e institucioneve të saj. /

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.