🌦️
Tiranë 16°C · Rrebesh i lehtë 22 Tetor 2026
S&P 500 7,757 ▲0.58%
DOW 52,856 ▲0.69%
NASDAQ 26,703 ▲1.05%
NAFTA 98.37 ▲1.26%
ARI 4,110 ▼0.97%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1232 EUR/GBP 0.8386 EUR/CHF 0.9261 EUR/ALL 90.8150 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4983 EUR/TRY 55.7642 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5779 EUR/USD 1.1232 EUR/GBP 0.8386 EUR/CHF 0.9261 EUR/ALL 90.8150 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4983 EUR/TRY 55.7642 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5779
₿ CRYPTO
BTC $82,847 ▲ +0.12% ETH $2,442 ▼ -0.14% XRP $1.3437 ▲ +0.82% SOL $105.3600 ▼ -0.53%
S&P 500 7,757 ▲0.58 % DOW 52,856 ▲0.69 % NASDAQ 26,703 ▲1.05 % NAFTA 98.37 ▲1.26 % ARI 4,110 ▼0.97 % S&P 500 7,757 ▲0.58 % DOW 52,856 ▲0.69 % NASDAQ 26,703 ▲1.05 % NAFTA 98.37 ▲1.26 % ARI 4,110 ▼0.97 %
EUR/USD 1.1232 EUR/GBP 0.8386 EUR/CHF 0.9261 EUR/ALL 90.8150 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4983 EUR/TRY 55.7642 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5779 EUR/USD 1.1232 EUR/GBP 0.8386 EUR/CHF 0.9261 EUR/ALL 90.8150 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4983 EUR/TRY 55.7642 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5779
22 Tet 2026
Breaking
Opinion

Partitë e vogla me xhepa të mëdhenj dhe krokodili që po i avitet protestës

Nga Adriatik Doçi

Partitë e reja parlamenate, të cilat iu avitën të parat protestës, janë më të vogla në numra se partitë e vjetra, por nuk duken të aspak të atilla në xhepa dhe oreks për kafshimin e parave dhe pasurive publike në raport me dy partitë e mëdha. Deputeti i Qorit del aksioner në resorte që po ndërtohen në zona të mbrojtura.
Gonia i call centrave, përtej klithmave histetike nëpër lulishit, rezulton se anekson dhe transferon paratë nga Shqipëria, duke i pastruar/investuar në pasuri të paluajtshme. Deputeti tjetër i Gones rezulton me lidhje të dyshimta me AKSHI-n, i shpallur grup kriminal nga SPAK-u.

Ka evidenca që ngrenë dyshime të forta se kreu i partisë tjetër të ‘listës së dasmës’ Lapaj ka fshehur dhe pastruar në pasuri të paluajtshme paratë e korrupsionit të vjehrrit ish gjyqtar, i cili nga ana e tij dyshohet se është një pronarët më të mëdhenj të pronave në bregdet përmes prestanomeve, përfitur në këmbim të vendimve të padrejta kur ishe gjyqtar.

Në këtë konstekst, partitë e vogla nuk mund të konsiderohen një vlerë e shtuar e protestës, por nga ana tjetër ato nuk janë as rrezik për fatin e saj, cila ka një devizë, një vektor dhe një kulm; Dorëheqjen e Edi Ramës dhe Sali Berishës.

Përfytyrojeni disa momente sikur Sali Berisha të deklaronte dorëheqjen nga drejtimi i PD-së dhe politika, në respekt të vullnetit protestuesve për tharjen e kënetës poltike 35-vjeçare. I gjithë graviteti i ‘Revolucionit të flamingove’ do të binte mbi Edi Ramën, i cili thotë se e ka marrë mesazhin dhe do të reflektojë në mënyrën e qeverisjes, ndoshta duke adresuar çështjet më të mprehta si shëndetësinë, pronat, pensionet, ndotjen etj.

Nëse ka një faktor përcaktues në fikjen e pritshme të protestës, duke e kthyer në një kujtim të bukur, ai është Sali Berisha. Fillimisht e sulmoi, duke e konsideruar mjerane dhe lojë sorosiane. Mandej e shpërfilli si atavizëm i vetë pushtetin, dhe kur pa se protesta po i rrezikonte monopolin 13-vjeçar të tubimeve me listë partie, iu bashkua në përpjekje për t’i ndryshuar narrativën ‘Rama n’burg, Berisha n’burg’, ‘opozitë e shitur’ etj.

Në javën e tretë të saj, Sali Berisha jo vetëm ka infiltruar njësitë e tij, por ka avancuar me planin e privatizimit të protestës, siç mban për qafe Partinë Demokratike për plaçkë dhe si peng për t’u mbrojur nga veprimi i drejtësisë. Jo për të rrëzuar Edi Ramën, por për të ruajtur monopolin opozitar, i cili i garanton bereqet, trembjen e SPAK-ut dhe sheshin bosh për revulucionin e tij paqësor që ka nisur 13 vite më parë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.