🌤️
Tiranë 25°C · Kryesisht kthjellët 23 June 2026
S&P 500 7,365 ▼1.44%
DOW 51,667 ▼0.09%
NASDAQ 25,587 ▼2.21%
NAFTA 73.35 ▼0.69%
ARI 4,129 ▼1.75%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1436 EUR/GBP 0.8635 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 94.3796 EUR/MKD 61.6323 EUR/RSD 117.3549 EUR/TRY 53.1302 EUR/JPY 184.84 EUR/CAD 1.6191 EUR/USD 1.1436 EUR/GBP 0.8635 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 94.3796 EUR/MKD 61.6323 EUR/RSD 117.3549 EUR/TRY 53.1302 EUR/JPY 184.84 EUR/CAD 1.6191
₿ CRYPTO
BTC $62,462 ▼ -3.19% ETH $1,664 ▼ -4.16% XRP $1.1048 ▼ -2.51% SOL $68.9800 ▼ -5.22%
S&P 500 7,365 ▼1.44 % DOW 51,667 ▼0.09 % NASDAQ 25,587 ▼2.21 % NAFTA 73.35 ▼0.69 % ARI 4,129 ▼1.75 % S&P 500 7,365 ▼1.44 % DOW 51,667 ▼0.09 % NASDAQ 25,587 ▼2.21 % NAFTA 73.35 ▼0.69 % ARI 4,129 ▼1.75 %
EUR/USD 1.1436 EUR/GBP 0.8635 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 94.3796 EUR/MKD 61.6323 EUR/RSD 117.3549 EUR/TRY 53.1302 EUR/JPY 184.84 EUR/CAD 1.6191 EUR/USD 1.1436 EUR/GBP 0.8635 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 94.3796 EUR/MKD 61.6323 EUR/RSD 117.3549 EUR/TRY 53.1302 EUR/JPY 184.84 EUR/CAD 1.6191
23 Jun 2026
Breaking
Kosova

Pas Degës së Pejës, edhe LDK në Lipjan kërkon dorëheqjen e Lumir Abdixhikut

Pas Degës së LDK-së në Pejë, edhe Dega në Lipjan ka kërkuar dorëheqjen e kryetarit të partisë, Lumir Abdixhiku, duke e cilësuar këtë si “standard të përgjegjësisë politike” pas rezultatit në zgjedhjet e fundit.

Në një njoftim të miratuar nga Kryesia e Degës së LDK-së në Lipjan, së bashku me kryetarët e nëndegëve, fillimisht është shprehur falënderim për strukturat e partisë, aktivistët dhe qytetarët për angazhimin gjatë procesit zgjedhor.

Sipas njoftimit, megjithëse LDK-ja në Lipjan ka shënuar rritje të lehtë të rezultatit, nga 6,338 vota ose 19.40 për qind në zgjedhjet e dhjetorit 2025 në 6,455 vota ose 23.60 për qind në zgjedhjet e qershorit 2026, dega vlerëson se rezultati “mbetet larg pritjeve dhe angazhimit të madh të strukturave të degës”.

Në reagim thuhet se përgjegjësia për rezultatin nuk mund t’u faturohet vetëm strukturave lokale.

“Kryesia e Degës vlerëson se rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme në nivel vendi nuk mund t’u atribuohet vetëm strukturave lokale. Ai paraqet edhe një reflektim të gjendjes, organizimit, funksionimit dhe kapacitetit politik të partisë në nivel qendror; prandaj, përgjegjësia për rezultatin duhet të shihet në mënyrë të balancuar në të gjitha nivelet e organizimit partiak”, thuhet në njoftim.

Dega e Lipjanit thekson se rezultati zgjedhor duhet të shërbejë si nxitje për reflektim dhe reformim të partisë.

“Rezultati i zgjedhjeve duhet të shërbejë si thirrje për reflektim, përgjegjësi të përbashkët dhe nisjen e procesit të reformimit dhe riorganizimit të partisë në të gjitha nivelet”, thuhet më tej.

Pas analizës së rezultatit dhe diskutimeve brenda strukturave të degës, LDK në Lipjan kërkon largimin e Abdixhikut nga drejtimi i partisë.

“Në këtë frymë… Kryesia e Degës kërkon dorëheqjen e Kryetarit të LDK-së, si standard të përgjegjësisë politike dhe si akt reflektimi ndaj mesazhit që qytetarët kanë përcjellë përmes votës së tyre”, thuhet në njoftim.

Në fund, Dega e LDK-së në Lipjan thekson se mbetet një degë e konsoliduar, e cila ka fituar katër palë zgjedhje lokale radhazi, ndërsa vlerëson se “vetëm përmes debatit të hapur, llogaridhënies dhe reformimit të brendshëm, LDK-ja mund të rikthejë besimin dhe ambicien për të qenë forcë udhëheqëse në vend”./Telegrafi/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.