☀️
Tiranë 33°C · Kthjellët 20 August 2026
S&P 500 7,682 ▼0.34%
DOW 53,108 ▼0.66%
NASDAQ 26,115 ▼0.82%
NAFTA 86.09 ▲2.01%
ARI 4,578 ▲0.72%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8574 EUR/CHF 0.9345 EUR/ALL 92.6575 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3709 EUR/TRY 55.9524 EUR/JPY 184.74 EUR/CAD 1.6113 EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8574 EUR/CHF 0.9345 EUR/ALL 92.6575 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3709 EUR/TRY 55.9524 EUR/JPY 184.74 EUR/CAD 1.6113
₿ CRYPTO
BTC $72,244 ▲ +8.69% ETH $2,294 ▲ +14.26% XRP $1.2567 ▲ +20.7% SOL $86.9900 ▲ +6.82%
S&P 500 7,682 ▼0.34 % DOW 53,108 ▼0.66 % NASDAQ 26,115 ▼0.82 % NAFTA 86.09 ▲2.01 % ARI 4,578 ▲0.72 % S&P 500 7,682 ▼0.34 % DOW 53,108 ▼0.66 % NASDAQ 26,115 ▼0.82 % NAFTA 86.09 ▲2.01 % ARI 4,578 ▲0.72 %
EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8574 EUR/CHF 0.9345 EUR/ALL 92.6575 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3709 EUR/TRY 55.9524 EUR/JPY 184.74 EUR/CAD 1.6113 EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8574 EUR/CHF 0.9345 EUR/ALL 92.6575 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3709 EUR/TRY 55.9524 EUR/JPY 184.74 EUR/CAD 1.6113
20 Aug 2026
Breaking
Kosova

Pasi Brukseli e futi në bisedime Trepçën, reagon edhe Jakup Krasniqi

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës, Jakup Krasniqi ka reaguar pasi që BE tha se Trepça është temë diskutimi në dialogun Kosovë – Serbi. Bëhet fjalë për deklarimet e zëdhënëses së Komisionit Evropian, Maja Kocijancic, se “edhe puna e Trepçës do të jetë pjesë e dialogut të Brukselit ndërmjet Kosovës e Serbisë dhe marrëveshjes gjithëpërfshirëse që do të arrihet ndërmjet këtyre dy shteteve”.

Sipas Krasniqit, që nga fillimi i bisedimeve Brukseli zyrtar më se një herë ka anuar haptas në mbrojtje të politikave gjenocidale të Serbisë.

“Pothuajse në asnjë rast gjatë gjithë këtyre viteve nuk ka reaguar ndaj politikave agresive të pasardhësve të Millosheviqit?! Natyrisht, për ketë çështje nuk janë fajtor vetëm në Bruksel, fajtori kryesor është në Kosovë dhe janë të gjithë ata që i filluan bisedimet politike dhe të gjitha ata që e votuan Marrëveshjen e 19 prillit 2013”, shkroi ai.

Sipas tij, përfaqësuesit e Kosovës në ato bisedime pranuan të bisedojnë për statusin e saj të zgjidhur gjatë bisedimeve të Vjenës dhe më shpalljen e Pavarësisë së Kosovës më 17 shkurt 2008 dhe të konfirmuar nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë.

“Siç po shihet zyrtarët e BE-së as pas 11 viteve nuk janë duke i analizuar as Dokumentet që i kanë prodhuar zyrtarët e BE-së. Kjo shihet nga deklarata e zëdhënëses së BE-së, zonjës Kocijancic, e cila paska deklaruar: “Bashkimi Evropian si ndërmjetësues i dialogut, ka për qëllim që të gjitha çështjet e hapura ndërmjet dy shteteve, t’i zgjidhë nëpërmjet një marrëveshje gjithëpërfshirëse për normalizimin e raporteve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës”, tha Krasniqi.

Kjo sipas tij ka ardhur pas reagimit për rregullim të statusit të Trepçës, ndërkaq, ka shtuar se pasuria e Kosovës është çështje e kryer dhe nuk ri negociohet.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.