☀️
Tiranë 29°C · Kthjellët 29 August 2026
S&P 500 7,712 ▼0.25%
DOW 53,560 ▼0.02%
NASDAQ 26,402 ▼0.52%
NAFTA 83.40 ▼0.16%
ARI 4,530 ▼2.88%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1610 EUR/GBP 0.8564 EUR/CHF 0.9374 EUR/ALL 92.2661 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3088 EUR/TRY 55.9765 EUR/JPY 185.56 EUR/CAD 1.6113 EUR/USD 1.1610 EUR/GBP 0.8564 EUR/CHF 0.9374 EUR/ALL 92.2661 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3088 EUR/TRY 55.9765 EUR/JPY 185.56 EUR/CAD 1.6113
₿ CRYPTO
BTC $77,447 ▼ -2.98% ETH $2,433 ▼ -2.72% XRP $1.3804 ▼ -3.14% SOL $103.5800 ▼ -3.53%
S&P 500 7,712 ▼0.25 % DOW 53,560 ▼0.02 % NASDAQ 26,402 ▼0.52 % NAFTA 83.40 ▼0.16 % ARI 4,530 ▼2.88 % S&P 500 7,712 ▼0.25 % DOW 53,560 ▼0.02 % NASDAQ 26,402 ▼0.52 % NAFTA 83.40 ▼0.16 % ARI 4,530 ▼2.88 %
EUR/USD 1.1610 EUR/GBP 0.8564 EUR/CHF 0.9374 EUR/ALL 92.2661 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3088 EUR/TRY 55.9765 EUR/JPY 185.56 EUR/CAD 1.6113 EUR/USD 1.1610 EUR/GBP 0.8564 EUR/CHF 0.9374 EUR/ALL 92.2661 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3088 EUR/TRY 55.9765 EUR/JPY 185.56 EUR/CAD 1.6113
29 Aug 2026
Breaking
Politika

Pasojat e tërmetit, shpallet gjendja e jashtëzakonshme në Tiranë dhe Durrës

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se do të shpallet gjendja e jashtëzakonshme, e cila përkon me marrjen e një sërë masash për 30 ditët në vijim në Tiranë dhe Durrës.

Në mbledhjen e qeverisë të zhvilluar mëngjesin e sotëm, kryeministri Rama theksoi se “është thënë se ne po shmangim gjendjen e jashtëzakonshme për të mos marrë përsipër përgjegjësitë tona, pa e ditur fare se çfarë është në të vërtetë gjendja e jashtëzakonshme. Dje nuk ka qenë momenti për këtë. Dje ka qenë momenti për të adresuar hemorragjinë e tmerrshme që ka shpërthyer. Dje kemi pasur një komunikim të vazhdueshëm me njëri-tjetrin vetëm së në rrugë dixhitale se secili ka qenë në një pikë fronti dhe nuk ka lëvizur për orë të tëra. Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë erdhi me vonesë në mbledhje jo se u zgjua nga gjumi, por është gdhirë në rrugicën përballë në njërën prej rrënojave që mbajnë brenda 6 trupa që ne lusim Zotin të jenë ende në jetë, por që janë aty në errësirë”.

“Ne sot do të shpallim gjendjen e jashtëzakonshme. Shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme në përputhje me Kushtetutën e Legjislacionin përkatës, ashtu si Kushtetuta e Legjislacioni e shtjellojnë dhe duke u nisur nga natyra e problematikave dhe prioriteteve të situatës do të jetë një gjendje e jashtëzakonshme në perimetrin e dy rajoneve që janë prekur drejtpërdrejt dhe plagët janë ende të hapura në Durrës dhe Tiranë”, vuri në dukje kryeministri Rama.

Sipas Ramës, gjendja e jashtëzakonshme nuk është çështje thjesht financash. “E thotë edhe historia jonë në paketën financiare, ne nuk i kemi lënë mangët asgjë, askujt”, theksoi ai.

“Për një periudhë 30 ditore gjendja e jashtëzakonshme ka disa hapësira e detyrime për ata që duhet ta qeverisin gjendjen e jashtëzakonshme. Mbase nuk do t’u vijë për shtat atyre që e kanë predikuar se ka qenë një temë që duhet të bënin politikë, ndërkohë që Shqipëria ishte në lot”, – tha Rama.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.